Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023, shpallen fituesit

2023/10/13 at 3:20 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023,  shpallen fituesit

Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023, ka përfunduar. Kupa Dea 2023, për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë, shkoi për filmin „IO“me regji të Jerzy Skolimowski, (Poloni 2022).

Kështu, pas një gare pesëditore, 8-12 tetor, ku morën pjesë 38 filma nga 12 vende të botës, u mbyll të enjten në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air.

Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë këtë vit nga: Isa Qosja (kryetar – Kosovë), Sonja Hofmann (anëtare – Gjermani), Gentian Koçi (anëtar – Shqipëri), Anna Ladinig (anëtare – Austri), Fabio Canepa (anëtar – Itali) ndoqi Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë duke akorduar çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Filmi „IO“ rrëmbeu trofenë e këtij festivali, çmim për të cilin regjisori Isa Qosja si kryetar i jurisë ndau këto vlerësime: ’’Kësaj radhe Skolimowski bëri një film botëror. Një film të veçantë, të jashtëzakonshëm, me nuanca polake, me vlera ideoestetike, por me mesazh të vërtetë universal. Ishte një film që për ne filmbërësit është shembull’’

Jerzy Skolimowski një nga veteranët e kinematografisë polake dhe jo vetëm, një emër i njohur ndërkombëtarisht dërgoi për Festivalin e Dea Open Air 2023 një video mesazh falenderues për pjesëmarrjen në këtë event artistik të rëndësishëm për të, duke u shprehur mjaft entuziast.

Në një atmosferë festive në një mbrëmje gala, që u mbajt në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes, Dea Open Air e përfundoi këtë edicion jubilar, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.

Në secilën prej kategorive juritë dhanë tre nominime, nga të cilat vetëm një ishte fituesi i Kupës.

Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 7 filma nga 7 vende të botës: nga Ukraina, Shqipëria, Kina, Gjermania, Itali, Kosova, Izraeli.

Çmimin Për Filmin më të Mirë Dokumentar, Juria e përbërë nga: Ledia Dushi (kryetare – studjuese/shkrimtare), Vllasova Musta (anëtare – skenariste), Kliton Nesturi (anëtar – skenarist), ia akordoi regjisorit italian Michele Fasano„ Metamorfozë“.

„Universiteti i Prishtinës“ me regji të Ekrem Xanit mori çmimin nga Universitetit të Arteve, të Tiranës i cili u dorëzua nga zv­/Rektori Erald Bakalli.

Në Seksionin e Filmit të Shkurtër konkuruan 18 filma nga vende të ndryshme të botës.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Kastriot Abdyli (kryetar – Maqedoni e Veriut), Valina Muçolli (anëtare – Kosovë), Giuseppe Marco Albano (anëtar – Itali), ia akordoi çmimin filmit “Në varrin e babait tim” tw regjisorit Jawahine Zentar (Francw)

Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Ardita Bala (kryetare), Ani Ruci (anëtare) dhe Evis Trebicka (anëtare) akordoi dy çmime:

Për Çmimin special të Medias në kategorinë filmit me Metrazh të Shkurter, kupa shkoi për “Vetëm ne të dy” të Clara Lemaire Anspach (Francë).

Për Çmimin special të Medias kupa shkoi për filmin „Çarter“ të regjisores Amanda Kernell nga Suedia.

Programi i filmit me Metrazh të Gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesor i DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Gjermania, Suedia, Italia, Maqedonia e Veriut, Izraeli, SHBA-të, Polonia.

Dy Kupa DEA, ajo për regjisorin më të mirë si dhe kupa për skenarin më të mirë shkuan për filmin nga Gjermania „Të zakonshmit“ me regji të Sophie Linnenbaum.

Çmimi per kameran më të mirë iu dha filmit “Biznesi i kënaqësisë“ me regji të Fejmi Daut nga Maqedonia e Veriut.

Çmimi për aktoren më të mirë, iu dha Ane Dahl Torp në filmin suedez „Çarter“ dhe çmimi inkurajues ishte një tjetër çmim special, i cili iu dha aktorit izraelit Alon de Vrijes „Më prek“.

Filmi “Fluturat” i regjisorit Bujar Alimani u vlerësua me çmimin e publikut.

DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi këtë vit në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, për regjisorin Pirro Milkani.

DEA HOMAZH ishte një tjetër cmim akorduar për nga emrat më të njohur që ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë sonë, regjisorit, pedagogut “Artistit të Merituar”, KRISTAQ MITRO.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, artistët laureatë iu drejtuan festivalit me video pershëndetëse.

Organizatorët Edmond Topi (Drejtor) dhe Mirela Oktrova (Drejtore Artistike) duke shpallur mbylljen e Edicionit të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023, njoftuan mbajtjen e tij vitin e ardhshëm.

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Emrat/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Emrat/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Me gurë blu dhe të bardhë, zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës

Me gurë blu dhe të bardhë, zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës

Izraeli bëri thirrje për evakuim/ Banori i Gazës: Ku të shkojmë? Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!

Izraeli bëri thirrje për evakuim/ Banori i Gazës: Ku të shkojmë? Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com