Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Reja tregon prapaskenat: Edi Rama më erdhi në hotel…

2019/05/31 at 3:01 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Reja tregon prapaskenat: Edi Rama më erdhi në hotel…

Trajneri i Ri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ka treguar në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ prapaskenat e përzgjedhjes së tij si pasuesi i Panucit, projektin e tij me Shqipërinë dhe disa informacione në lidhje me punën e tij.

Reja ka thënë se ai është kontaktuar fillimisht nga Presidenti Duka, me të cilin ishin takuar më pas në ndeshjen e Shqipërisë me Turqinë. Megjithatë prania në ndeshjen në Turqinë ishte për arsye se trajneri po ndiqte disa lojtarë për Napolin dhe Atalantën.

Për këtë episod Reja përmend edhe diçka që nuk ishte zbuluar më parë. Ai nuk kishte takuar Armando Dukën por edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili sipas Rejas e kishte takuar në hotel dhe ishte munduar që ta bindte të merrte drejtimin e pankinës kuq e zi.

“E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.”

Ai shton se kryeministrit i kishte folur mirë për të edhe Igli Tare. Bashkëpunimin me këtë të fundit ai e vlerëson si gjatë periudhës kur kanë punuar te Lacio si edhe gjatë kohës kur ka filluar punën me Kombëtaren Shqiptare.

“Ma ka ndihmuar shumë, kemi folur për lojtarët, kemi lëvizur nëpër europë për ti parë, Igli ka më shumë njohuri, i mora parasysh vlerësimet e tij.”

Përsa i përket rrugëtimit të Shqipërisë për në Euro2020, Reja është shprehur optimist.

“Përjashto Francën, mendoj se mund të jemi konkurrues më të gjithë, përfshi këtu edhe Turqinë. Do të provojmë gjithçka, respekt për të gjithë, frikë askënd” tha trajneri.

Ndër gjërat që i kanë bërë përshtypje nga grupi i lojtarëve është se janë të motivuar dhe fanella i karikon akoma më shumë. Nga ana tjetër Reja është shprehur se do të punojë po me aq sakrificë që grupi të nxjerrë 100% të kapacitetit.

“Europa është një ëndërr, por nëse dëshirojmë që ëndrrat të bëhen realitet duhet të besojmë, vetëm një gjë e pengon të realizohet, frika, nuk duhet të kemi dyshime.” /Opinion.al

Etiketa: armando dukaedi ramaEdi Reja

Ju sugjerojmë

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Bota

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

9 Shkurt, 2026 12:24 pm
“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
Kryesore

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

9 Shkurt, 2026 12:16 pm
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Para
Imzot Frendo meshë speciale për situatën politike në vend

Imzot Frendo meshë speciale për situatën politike në vend

Lotaria Amerikane, ambasada publikon datën për aplikimet

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA i bën thirrje shtetasve të saj

Ankesë në BE për koncesionin Milot-Balldren. PD: Aferë korruptive

Ankesë në BE për koncesionin Milot-Balldren. PD: Aferë korruptive

TE FUNDIT

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
9 Shkurt, 2026

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
9 Shkurt, 2026

Një vit pas arrestimit me urdhër të SPAK, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

Lexo më shumë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
9 Shkurt, 2026

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin. Mediat italiane...

Lexo më shumë

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com