Tekniku italian i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka shpallur listën zyrtare të kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të “Euro 2020”, me Islandën dhe Moldavinë.
Në portë janë grumbulluar Berisha i Atalantës, Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit.
Në repartin e mbrojtjes janë thirrur Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj.
Mesfushorët e grumbulluar janë Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani.
Ndërkohë, në sulm janë thirrur 6 lojtarë, Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi./ Opinion.al