Edhe kryeministri Edi Rama do të filloj pushimet e tij në datën 1 gusht. Këtë ai e ka zbuluar i ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun” në INTv, Rama tha se pushimet do i kalojë edhe këtë vit në Dhërmi. A ka folur edhe për kabinetin e ri qeveritar për të cilin tha se do jetë më i vogël.
Unë dëgjoj muzikë klasike dhe jam i vjetër për shijet e muzikës. Si psh Jazzi dhe The Beatles.
Ju mungon periudha e kohes që kalonit në Paris?
Jo nuk më mungon asgjë nga ato që kam bërë, por nga ato që nuk kam bërë.
Ku do i kaloni pushimet?
Në Dhërmi. Do i marr në 1 gusht.
Si do jetë kabineti i ri qeveritar?
Nuk e di, por do bëjmë një qeveri të vogël, duke zvogëluar numrin e agjensive të Inspektorateve dhe të drejtorive.