Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama prezanton punën e kryer të mandatit të parë, por ja çfarë pritet të ndodhë në të dytin

2017/07/14 at 5:59 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama çudit sërish me veshjen, me atlete në Samitin e Triestes, qytetarët e kritikojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak minuta më parë, ka bërë me dije mënyrën e hedhjes së themeleve të Shërbimit Civil Shqiptar.


Përmes një shënimi në Facebook, Rama shkruan se si do të nisë rruga për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri dhe institucione të tjera qendrore.

“Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes”, shkruan Rama.

Shënimi i Ramës:

PER KURIOZITETIN TUAJ

Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Eshtë fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t’i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.

* * *

Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:

✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjslacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)

✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete

✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:

– Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
– Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment
– Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat
– Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)
– Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant
– Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik
– Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit
*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.
✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)

Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.

✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve

✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi

* * *

E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do i’a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit✌️??

 



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Para
Mark Marku: S’ka arsye për koalicion PD-PS, por së bashku me LSI të bëhet opozitë e fortë

Mark Marku: S’ka arsye për koalicion PD-PS, por së bashku me LSI të bëhet opozitë e fortë

Zbulohet urdhri i Ramës, antikorrupsioni zbarkon në zyrat e Ministrisë së Arsimit

Zbulohet urdhri i Ramës, antikorrupsioni zbarkon në zyrat e Ministrisë së Arsimit

E rrallë/ Ngec brenda bankomatit, burri u dërgon mesazhe për ndihmë njerëzve me anë të parave

E rrallë/ Ngec brenda bankomatit, burri u dërgon mesazhe për ndihmë njerëzve me anë të parave
















TE FUNDIT

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
5 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com