Kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të prerë gjithë dilemave dhe pyetjeve se çfarë do të bëhet me ministrat teknikë të PD-së në Qeveri, futur pas paktit të arritur me kryedemokratin Lulzim Basha më 18 maj.
Gjatë konferencës së sotme për mediat Rama ka deklaruar shkurt se “pret që ata të largohen”. “Unë pres që ata të largohen se nuk kanë më arsye që qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres të largohen”- tha Rama.
Kujtojmë se vetë ministrat teknikë deklaruan se do të qëndrojnë ne detyre deri ne perfundimin e raportit te OSBE-ODIHR per zgjedhjet e 25 qershorit.