Pas debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës, është miratuar me 101 vota rezoluta që dënon sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.
Rezoluta nuk u votua nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.
Pas votimit seanca u shoqëruar nga debate të forta nga deputetët të opozitës që mbështesin Sali Berishën, të cilët bllokuan foltore.
Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla vijoi me nisjen e votimit për projektligjet e seancës së kaluar, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.