Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sonte, në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus ka deklaruar se nëse do ishte në vend të kreut të opozitës, Lulzim Basha nuk do të ishte në çadër.
Rama tha se nëse do të ishte në vend të tij, nuk do të ishte në çadër, pasi në kohën kur ka qenë në çadër qëllimi ka qenë mjaft realist. Sipas tij, PS-ja nuk ka kërkuar largimin e qeverisë, por vetëm një hetim kombëtar. Ai tregoi, në atë kohë 1/3 e numërimit ishte bërë shumë keq dhe rezultati ishte i dyshimtë.
“Ne hymë në grevë urie që ajo gjë të mos përsëritej më”, tha kryeministri Rama.