Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë!

2019/02/15 at 8:27 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë!

Mustafa Nano-Kemi parë më se njëherë Kryeministrin Rama që na ka dhënë lajmin se familjes X, Y apo Z i është meremetuar shtëpia, i është bërë si e re, apo i është ndërtuar nga e para. Rama në raste të tilla është gjithnjë atje, në vendin e ngjarjes, i shoqëruar nga kamerat dhe gazetarët e televizionit më të çuditshëm mbi faqe të dheut, ERTV, të cilët, pasi e kopsitin mirë lajmin, ua përcjellin televizoneve të tjera, përfshirë edhe atyre kombëtare.


Ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Madje, ka disa gjëra që nuk shkojnë. Dhe janë gjëra shumë serioze. Ne Ramën e kemi zgjedhur që të bëjë punën e Kryeministrit, dhe me këtë i kemi deleguar të drejtën e detyrën për të harxhuar në mënyrë të mençur e të arsyeshme buxhetin e shtetit, me fjalë të tjera të ardhurat që merren prej taksapaguesve. Dhe t’i harxhosh këto para në mënyrë të mençur e të arsyeshme, do të thotë t’i harxhosh për vepra që u shërbejnë të gjithëve.

Nuk është se kjo kompetencë që i është deleguar i jep atij, si Kryeministër, të drejtën që, me të parë një familje që të këput shpirtin, fap, si me magji, përdëllimin ta shndërrojë në bamirësi. Nëse shihet kështu, atëherë jemi në rastin e keqkuptimit më banal që mund t’i bëhet funksionit të kryeministrit, s’ka gjë se në thelb paratë kanë shkuar për një kauzë të mirë, të drejtë. Të bësh të lumtur një familje është një kauzë e mirë, apo jo? Mirëpo, përsëris, nuk është kjo puna e kryeministrit.

Ky i fundit çdo qindarkë duhet ta harxhojë për një vepër publike, prej së cilës potencialisht, në mos një ditë, një ditë tjetër, përfitojnë të gjithë, dhe vepra të tilla janë shkollat, çerdhet, rrugët, ambulancat, urat, fasilitete të policisë, ushtrisë, administratës, etj, etj. Dhe jo për të nxjerrë nga halli njërin apo tjetrin. Por edhe sikur ky arsyetim që sapo bëra të mos na i mbushte mendjen, edhe sikur të supozonim që Kryeministri bën mirë që u ndodhet pranë njerëzve të tillë në nevojë, prapëseprapë do na lindte ndonjë pyetje: Mbi ç’kriter i zgjedh ai familjet që duhen ndihmuar? Ka Kryeministria ndonjë listë hallexhinjsh, ka Kryeministri ndonjë ekip që i shoshit e i peshon me kujdes hallet e të gjithëve, dhe vetëm pas këtij procesi zgjedhin më të këputurin?

Jo, nuk ka asnjë mundësi ta bësh një shoshitje e një renditje të përpiktë e të drejtë të hallexhinjve të Shqipërisë. Sepse halli hallit nuk i ngjan. Sepse sidoqë të vendosë Kryeministri, edhe sikur të ketë disponimin më të virgjër për t’iu ndodhur pranë më të këputurit, ai në fund nuk do zgjedhë më të këputurin. Familja e zgjedhur do të jetë thjesht një familje fatlume. Bingo!

Vini re: Nuk thashë se ai i zgjedh me kritere politike, nuk thashë se ai po ndihmon vetëm socialistët, nuk e di këtë gjë, madje nuk kam dëgjuar që të jetë dhënë ndonjë provë apo të jetë bërë ndonjë akuzë për këtë, por ky fakt nuk e bën gjestin më të pranueshëm. Gjesti mbetet absurd, arbitrar, paternalist, fyes, shkapërdar, dhe abuziv. Dhe përcaktorin e fundit, ABUZIV, nuk është se e shtova për të zgjatur efektin stilistik të enumeracionit. Jo, është tamam abuziv. Sepse Kryeministri në këtë rast e trajton buxhetin e shtetit si ta kishte qesen e vet.

Dhe abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit. Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje  e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lotë të vërtetë. E si të mos jenë?

Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë.

 

Etiketa: mustafa nano


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pse u mërzit Athina zyrtare me kryeministrin

Pse u mërzit Athina zyrtare me kryeministrin

Spiropali: Protesta e mbetur studentore, karikaturë e PD, LSI dhe Berishës

Spiropali: Asgjë e keqe nëse ndajmë pushtetin me opozitën

Gratë e parlamentit futen në sherr, Spiropali: Nuk bëj cingijen

Ngjarja e Kavajës, Spiropali: Familjarët kërkuan vetë të dilnin
















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com