Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EDI RAMA NE DORE TE EDI RAMES

2015/10/03 at 12:09 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Në vëmendje të zotit Nishani

Nga ARTUR ZHEJI


Edi Ramën e kam pasur mik të vjetër rinie dhe ajo ishte një miqësi e thellë, që do s’do, lë gjurmën e vet për gjithë jetën. Kam qenë krah tij në shumë raste kritike opozitare, sepse kam besuar tek intelekti i tij i rafinuar, që do të rafinonte shumë skorie agresive dhe acide të politikës shqiptare.

Ishte esenciale fitorja e tij në krye të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007, për të balancuar pushtetin e stërmadh dhe agresiv të qeverisë “Berisha 1”, e për këtë, beteja për dhe pro Ramës kryetar Bashkie të Tiranës, si kryetar të PS, na gjeti jo rastësisht në të njëjtën llogore. Por kam qenë edhe ashpërsisht kundër, kur pikërisht në mandatin e fundit si kryebashkiak, pothuajse e humbi krejt betejën e tij qytetndërtuese për Tiranën.

Kam qenë kundër tij në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, si edhe kundër ndryshimit të Ligjit zgjedhor në po atë vit. Ishte viti i Gërdecit, kur Berisha, me imazh publik të dërrmuar, i ngriti Ramës një “kurth politik” ekselent, duke i gudulisur ambicien si lider vetmitar të së Majtës dhe duke çarë koalicionin e fitimtarëve të deriatëhershëm, Rama-Meta.

Që edhe solli më pas, në zgjedhjet vendore të vitit 2009, fillimin e një armiqësie së paku 3-vjeçare ndërmjet Metës dhe Ramës, e duke larguar kësisoj të Majtën shqiptare edhe për 4 vite të tjera nga qeverisja.

Tani, ndoshta në mënyrë shumë të personalizuar, unë mendoj se Edi Rama ndodhet në një udhëkryq, i cili është sa politik, aq edhe ekzistencial. Është e vështirë t’i shpjegosh këto gjëra në një studio televizive, e prandaj duhet thënë, i bekuar qoftë shkrimi dhe të bekuara qofshin gërmat, që sistemojnë më mirë se çdo tjetër, sintaksën dhe rrjedhën e mendimit. Pa interferencat qëllimkëqija ose të cekëta të debatuesve.

Sot pra, Kryeministri është në një Udhëkryq. Që në të vërtetë është një udhëkryq tipik pushteti, por me një moshë së paku 3000-vjeçare. Dhe kjo Kryedilemë është si një peshore, që ka, si çdo peshore, dy pjata: Vetveten në një krah dhe Shtetin në krahun tjetër.

Edi Ramën si lider vetmitar, apo të Drejtuarit e Shtetit dhe të Shqipërisë me Koalicionin që e solli me sukses deri këtu, në këtë majë.

Që të shpjegohem më qartë, e për ata që kanë durim të këndojnë shqip, që para 3000 vjetësh u gjet një “Helenë”, e pra një pretekst, që të sulmohej Troja, që i bënte karshillëk Athinës së lashtë, si dhe rrëfen Homeri. Por as dje dhe as sot, askush nuk e beson se “Lufta e Trojës” u bë për hiret e Helenës magjepsëse. Të gjithë janë të mendimit se ajo luftë e Trojës u bë për më shumë pushtet. Pavarësisht kostos në të vrarë, në djegie e shkatërrime që ajo shkaktoi, e që sot mbiquhet në mënyrë cinike simbas mënyrës anglo-saksone: “dëm kolateral” (collateral damage).

Edhe në luftën më të fundit botërore, Hitleri pretendonte se Gjermania kishte nevojë për më shumë “Hapësira Jetike”. Dëmet kolaterale të kësaj “Nevoje”, ishin së paku 30-40 milionë të vrarë. Ndërsa sot Gjermania, me një hapësirë jetike dhe me një territor shumë më të vogël se ai që kishte përpara Luftës së Dytë Botërore, është në një lulëzim të rrallë e që zilepset nga i gjithë planeti Tokë.

Thjesht pa luftë e me shumë punë alla gjermançe.

Duke u kthyer te betejat qesharake në gotë, të Fshatit Tonë, që mjerisht nuk kanë asgjë epike, vihet re që disa grupe parallinjsh të rinj shqiptarë, që nuk jetojnë dot të papërfillur nga kryeministri, cilido qoftë ai, dhe kjo shpërfillje, por jo hakmarrje ndaj bizneseve të tyre, është një meritë e madhe e Ramës, duan sot dhe ushtrojnë trysninë e tyre që të kenë më shumë “hapësira jetike”, për një mbrothësim të mëtejshëm të parave të tyre, të cilat kriza dhe “shpërfillja” kryeministrore i ka mehur pak si shumë.

Atyre pra, SuperParallinjve, u duhet një Kryeministër i dobët, me një shumicë në fije të perit, e pra, i pengmarrë nga loja e brishtë e ekuilibrave, të cilët ata, në rastin e një Kryeministri të dobët, këta ekuilibra do të mund t’i komandonin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë.

Duke e shndërruar kësisoj Kryeministrin, pa dijeninë e tij, në një kukull apo instrument të interesave të tyre.

Për të mbërritur këtë supremaci ndaj Kryeministrit, Ramës sot, apo Berishës dje, do të duhet që ai, Kryeministri, të mbështetej tek ata dhe tek asetet e tyre dhe jo te një koalicion politik, si edhe është realisht koalicioni i sotshëm Rama-Meta, i stërmadh në numra dhe krejt i patundshëm.

E pra, duhet “Çarja” e koalicionit Rama-Meta dhe fill më pas, krijimi i “koalicionit Rama&Biznesi i Madh”, që sjell regjimin e monopoleve, e më pas “diktaturën” e tyre.

Që të mbërrihet te kjo “Çarje”, rruga 3000-vjeçare është e qartë.

Ajo mbështetet te Taktika e miklimit të sedrës së Liderit Vetmitar. Sedër e cila, në kolltukun kryeministror, të praruar me mijëra flutura vërtitëse “yes men”- ësh, bëhet shumë e prekshme dhe shumë e infektueshme. Këtë lloj “Sedre” dhe këtë “vetadhurim instiktiv” kam patur rastin ta vërej nga afër, që nga Fatos Nano, Ilir Meta apo Sali Berisha. Porse ky nuk është aspak një fenomen vetëm shqiptar, aq më tepër për moshën së paku 3000-vjeçare që ka.

Është pra një virus universal dhe ndoshta i përjetshëm, që “fle” në çdo qenie njerëzore dhe zgjohet pikërisht në atë “Kolltuk  Komande”, mbretërore, presidenciale apo kryeministrore. Porse qytetërimi i sotshëm i ka gjetur një kurë këtij virusi: Këshilltarët dhe kushtet e numrave parlamentarë. Sigurisht “këshilltarët” që këshillojnë dhe jo ajo specie, që këshillohet nga shefat e  tyre.

Më konkretisht, çështja shtrohet:

Është më mirë që Kryeministri Rama të kushtëzohet nga aleati politik Ilir Meta (me gjithë sikletin që të kesh aleat Ilir Metën, dikur ish-shef, ish-mik, ish-armik dhe me rekordet e veta ambicioze), apo të kesh aleat një grupim biznesesh, të cilët me kalimin e kohës e klasifikojnë dhe do e kushtëzojnë kryeministrin, që të shndërrohet, herët a vonë, në një kryemenaxher të sipërmarrjeve të tyre?

Këtë “Çështje”, e pra, edhe zgjidhjen e saj, e ka në dorë sot vetëm Edi Rama. Mjafton të dojë të kuptojë dhe të mësojë edhe nga viti 2008 që folëm më lart.

Sigurisht më pas, këtë e “kanë në dorë” edhe shqiptarët me votën e tyre, të cilët nëse do të thirreshin në zgjedhje të parakohshme, e të luftonin edhe njëherë “Luftën e tyre të Trojës”, do të kishin padyshim më shumë humbje, sesa fitore.

Por, ashtu si parashtruam në krye të këtij shkrimi, nëse Edi, apo Edi Rama, apo Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, do të këqyrte me vëmendje Peshoren dhe pjatat e saj, e do të dekriptonte iluzionet, apo kurthin që është shtënë në njërën pjatë të Peshores. Atë të Liderit të Madh e Vetmitar.

E  më pas, nëse do të këqyrte pjatën tjetër të së njëjtës Peshore, e vobektë në paraqitje, me një hapësirë më të “ngushtë jetike”, me  sakrifica por reale, sepse ka punësimin brenda, rritjen ekonomike, reformat, shtetformimin etj., do të bënte një Zgjedhje, që premton më pak adrenalinë, por më shumë rezultate.

Dhe, në fund të fundit, më shumë Demokraci.

Mendoj më mirë një Koalicion politik, me të gjitha kostot dhe problemet që koalicionet kanë, që bëhet apo zhbëhet me votë popullore, sesa një koalicion më SuperParallinjtë, që e shndërron qeverisjen de facto, në Oligarki autoritariste ekonomiko-politike.

Ruajna Zot, nga një sistem i tillë!

Edhe Kryeministrin, gjithashtu.



Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

17 Mars, 2026 3:43 pm
Parodia e drejtësisë në Hagë
Te Fundit

Parodia e drejtësisë në Hagë

2 Mars, 2026 11:35 am
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Para
Erion Veliaj në gjurmët e “Babait”

Erion Veliaj në gjurmët e “Babait”

Berisha: Vrasësi eksponent i LSI, ja fotot

Berisha: Vrasësi eksponent i LSI, ja fotot

Ndeshjet me Serbinë e Armeninë, ja formacioni

Ndeshjet me Serbinë e Armeninë, ja formacioni

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}