Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama: Kosova dhe Shqipëria mes përrallave dhe miteve të medias

2016/10/21 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Edi Rama: Kosova dhe Shqipëria mes përrallave dhe miteve të medias

Vizita e Ramës në Serbi ngjalli mjaft debate në media. Edhe mbrëmë në emisionin “Opinion” u debatua pikërisht për këtë temë. Por Kryeministri ka zgjedhur tu japë përgjigje politikanëve dhe opinionistëve në një media kosovare, dhe pikërisht në TV shtetëror, RTK. Më poshtë intervista e tij e plotë.


Implementimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk po avancon. Mos duhet t’i shtyni ju më tej çështjet e Kosovës?

Unë nuk mendoj se kjo lidhet me ose…ose, por edhe…edhe. Patjetër që Kosova ka rolin e vet dhe e ka parësor në këtë proces, edhe Shqipëria duhet të bëjë rolin e vet, dhe që është një rol jo pak i rëndësishëm për dialogun, mbështetës dhe nxitës për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve që janë interesi ynë i çdo pale.

Ka një keqkuptim shumë të madh kur thuhet se përmirësimi i marrëdhënieve, paqja, zgjidhja e problemeve të së kaluarës janë diçka që ne na i kërkon Europa, SHBA, apo na e kushtëzon Brukseli. Kjo nuk është e vërtetë. Sigurisht që Europa dhe SHBA kanë interes që të nxisin një proces paqeje dhe një proces pajtimi, por në radhë të parë, ky është interesi i fëmijëve tanë në Shqipëri, Kosovë dhe i gjithë fëmijëve të rajonit.

Nga njëra anë, kemi përpjekje për normalizim të marrëdhënieve dhe fotografime e nga ana tjetër, kemi arrestime si ai i Nehat Thaçit për ngjarje të 1999, pse këto qëndrime?

Ky është një proces që sikur të ecte përpara pa probleme dhe sikur gjatë rrugës të mos rishfaqeshin hije të së kaluarës, s’do ishte një proces paqeje, por një proces teatral. Ky është një proces paqeje i vërtetë dhe si i tillë është i vështirë, është i ngatërruar dhe në momente të caktuara duket i pamundur e ndeshemi me të tilla gjëra që janë absolutisht të papranueshme në kornizën e dialogut dhe të principeve.

Por prapë pyetja ime është: Cila është zgjidhja? Zgjidhja është të shkojmë prapa apo të shtyjmë përpara? Zgjidhja është të gjejmë arsye për ta stopuar procesin dhe për të filluar nga ushqimi i hijeve të së kaluarës dhe nga përkëdhelja e miteve që na kanë mbajtur peng kaq shumë kohë, apo zgjidhja është të gjejmë kokëfortësisht rrugëdalje?!

 A kemi gjetur dalje për këtë situatë?

Unë nuk i kam fuqira të tilla, se po t’i kisha, nuk do të isha kryeministër i Shqipërisë, do isha magjistar dhe nuk jam. Na paraqitet një rast i tillë dhe pyetja është: Çfarë bëjmë ne? Ajo që unë mendoj e i thashë dhe kolegut Vuçiç është që secila nga palët, dhe në këtë rast pala serbe, nuk duhet të kapet pas gjetjes së arsyes për të mos bërë detyrat e veta, dhe nëse do të funksionojë kështu, gjërat do bëhen më të lehta.

Nëse ne për çdo gjë pozicionohemi se ky është rasti për ta bllokuar procesin, ne vetëm u biem këmbëve tona. Aty ku ka një vullnet të mirë, ka dhe zgjidhje e kjo është për të dyja palët. Nëse do të shikonim zbatimin e marrëveshjes, Serbia ka kusure të mëdha, por nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe vullnetit të mirë. Të gjitha rrugët e tjera janë qerthuj viciozë në përpjekje të brendshme për pushtet, nuk janë rrugë që na çojnë drejt të ardhmes.

A mendoni se Serbia do të pranojë një Shqipëri të bashkuar, siç Franca njohu Gjermaninë e bashkuar?

Këto janë procese që kërkojnë jo vetëm kohën e tyre, por nga njerëzit varet se sa zgjat kjo kohë. Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa për të kërkuar merimanga, minj e hije të së kaluarës, ne do të vonojmë veten pafundësisht.

Ne jemi ata që kemi avantazhin moral, serbët kanë humbur luftën, shqiptarët kanë fituar luftën dhe ne sillemi në këtë proces si fitimtarë dhe jo si humbës, dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë dhe jo si administratorë të së përditshmes dhe si patriotë dhe jo thjesht si politikanë. Të jesh patriot në këtë proces, do të thotë të vesh interesin e fëmijëve tanë mbi interesin e pushtetit të ditës.

A i koordinoni projektet rajonale ekonomike me qeverinë e Kosovës?

Është hapur një fjalë sikur Serbia ka marrë projekte dhe ne nuk kemi marrë projekte. Kjo është një idiotësi. Ne kemi marrë miratimin për Korridorin e Kaltër që lidh Jugun e Kroacisë me Malin e Zi, Shqipërinë me Greqinë dhe e fut bregdetin tonë në këtë unazë dhe ku është prioriteti numër një. Ky është projekti ku ka përfituar edhe Shqipëria. Kemi marrë edhe projektin e interkonjeksionit me Maqedoninë, ku kemi marrë miratim dhe financim. Për hekurudhën Tiranë-Durrës kemi marrë mbështetje.

Ne kemi mbështetur dhe idenë e rrugës Nish-Prishtinë- Durrës pasi është një rrugë me shumë rëndësi ekonomike dhe rritjen e ndërveprimit. Nuk e di se ku dalin këto përralla dhe bëhen mite në mediat e Tiranës dhe Kosovës.



Ju sugjerojmë

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
Para
Diplomati: Edi Rama, ky misionar i plehut

Diplomati: Edi Rama, ky misionar i plehut

Europa League/ Roma “dështon” në shtëpi/ Barazohet nga Austria Viena

Europa League/ Roma “dështon” në shtëpi/ Barazohet nga Austria Viena

Kjo është Qeveria e Millosheviçit

Intervista/ Rexhep Qosja: Përçarja Shqipëri-Kosovë? Vetëkënaqësi feudale
















TE FUNDIT

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com