Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkruar sot ne rrjetin social “Facebook” se Rama do të arrestojë autorin e dezainit të Kombëtares!
Ja statusi i ish-kryeministrit Berisha:
Rama beson gjithnje genjeshtren e vet
Prisni kur te arrestoje, si Ismail Morinen, dizajnerin real te fanelles se kombetares!
Te dashur miq, Edi Rama eshte tashme famoz per te besuar genjeshtrat e veta. Keshtu, pas vertetimit me dokumenta te autorit te vertet qe dezinjoi fanellen e kombetares, Rama vazhdon dhe mbron me fanatizem mashtrimin e tij dhe paraqet veten si dizajner dhe se shpejti dhe rrobaqepes te saj. Prej kesaj Rama nuk heq dot dore sepse gjene qe beson me shume ne kete bote eshte genjeshtra e tij.
Rama tani pritet ose te korruptoje dhe ti mbylle gojen ose ti rezervoje autorit te dizajnit te fanelles fatin e Ismail Morines, njeshit te tifozerise boterore, te cilin Rama e arrestoi vetem e vetem se i hoqi Olsit autoresine e dronit per te cilen Ramet investuan aq shume! sb