Pas dështimit për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut. Në emisionin Opinion ai tha se do të jepte dorëheqjen vetëm sipas tij, nëse nuk do kishte bërë detyrën.
Sipas tij ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të tjera me Shqipërinë, ndërsa shkoi dhe më tej teksa tha se BE e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev.
Edi Rama: Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit? Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes) . E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?
***
Çfarë i tha Merkeli për Gjykatën Kushtetuese, sipas Ramës: Ka njerëz që më thonë që si mundet ne që të hapim negociatat me Shqipërinë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Këtyre njerëzve i kam thënën ca i kemi kërkuar ne Shqipërisë, ne i kemi kërkuar që të bëjë reformën në drejtësi. Nëse do të hapi negociatat, Shqipëria duhet të bëjë atë që i kemi kërkuar. Është një sukses që nuk kemi Gjykatën Kushtetuese sepse është pastruar nga reforma në drejtësi./ Opinion.al