Politikë

Edi Rama: Bukuria e Holtës nuk preket, dhamë fjalën publikisht


               Publikuar në : 16:10 - 23/08/19 |
el ida

Me anë të disa fotove të publikuara në Facebook, Rama ka reaguar pas shembjes së digës së HEC-it pranë Kanionit të Holtës.

Kreu i qeverisë shkroi se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket, duke shtuar se ashtu siç ishte dhënë fjala publikisht, HECI nuk do të ndërtohet në Holtë.

Statusi i plotë:

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket🤚

Për ne PO-ja është PO👍 dhe JO-ja është JO👎

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty😁

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi🤝 Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem🙏”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas