Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

2016/03/20 at 12:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian: Francë dhe Gjermani.

Të dyja shtetet ia kanë refuzuar kërkesën.

Ragip Mustafa kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore. Kërkonte të operohej në zemër.  Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë.

Atë kohë kryeministri nuk kishte shprehur ndjeshmëri për valën e migrimit. Kishte thënë se ata që po largohen kanë iPhone, para e rroga të mira.

Ragip Mustafa ishte në pritje të përgjigjes nga shteti gjerman nëse do t’i pranohej azili, në kohën kur Garda Federale në Berlin ishte rreshtuar për ta nderuar vëllanë e tij, që është kryeministër i Kosovës.

Udhëtimi i vëllezërve Mustafa në qershor të vitit të kaluar ishte i njëkohshëm, por i realizuar në rrugë tjera.

Ragipi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani me valën e refugjatëve, derisa Isa po vizitonte Berlinin, për herë të parë në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Nikoqirja gjermane, Angela Merkel ia kishte bërë të qartë Isa Mustafës se azilkërkuesit kosovarë nuk kanë shanse për azil në Gjermani.

“Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani nuk kanë shanse për azil, sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive. Ndaj me kryeministrin kemi rënë dakord që të mbështesin sa më shumë zhvillimin e Kosovës në mënyrë që problemet e tyre të zgjidhen në Kosovë dhe njerëzit të mos detyrohen të ikin në vendet e tjera”, kishte thënë Merkel.

Kjo e prekte direkt vëllanë e Mustafës, Ragipin që po kërkonte azil për shkaqe shëndetësore. I duhej operacion në zemër.

Azilkekuesi është detyruar që pas disa ditësh të largohet nga Gjermania, pasi autoritetet ia kishin refuzuar kërkesën. Duhej të kthehej në Francë, në vendin që kishte kërkuar fillimisht azil.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit me Merkel, zotohej për kushte të mira për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kosova është vend i sigurt dhe ne do t’i zgjidhim problemet tona, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët”, kishte thënë ai.

Megjithatë, kushtet prej atëherë nuk janë përmirësuar. Veçanërisht sistemi shëndetësor.

As qeveritarët e mëhershëm e as qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, që nga dhjetori i vitit 2014, nuk kanë bërë lëvizje drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Kritikat më të mëdha qeverisjes i drejtohen për keq menaxhimin e spitalit më të madh publik në vend, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky spital nuk ka kapacitetet për të trajtuar sëmundjet e rënda dhe pacientët rekomandohen për shërim jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë është kritikuar në vazhdimësi për keq menaxhim të fondit për shërim jashtë vendit. Shuma e këtij fondi nuk mbulon nevojat që kanë të sëmurët nga zemra, kanceri e sëmundje tjera.

Pacientët me sëmundje të rënda vazhdojnë të kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët vullnetmirë pasi që shteti nuk ia ofron mundësinë për shërim jashtë vendit./ Insajder

insajdes

Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Para
Intervista/ Elifi te Diamante dhe dashuri: Një ditë ëndërroj Hollywoodin

Intervista/ Elifi te Diamante dhe dashuri: Një ditë ëndërroj Hollywoodin

Roma-Inter/ Mançini: Ja pse e futa Rey Manaj-n në fushë

Roma-Inter/ Mançini: Ja pse e futa Rey Manaj-n në fushë

Intervista/ E veja e Dr. Florit: Ja mesazhi i fundit që la para se të ikte

Intervista/ E veja e Dr. Florit: Ja mesazhi i fundit që la para se të ikte

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
17 Dhjetor, 2025

Naveed Akram, i dyshuari për të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59...

Lexo më shumë

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
17 Dhjetor, 2025

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti,...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com