Bota

Edhe Franca do t’i dërgojë Ukrainës armë për t’i bërë ballë sulmit rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 26/02/22 |
Opi Nion

Pas Gjermanisë, Holandës, Çelisë dhe Portugalis, të cilat njoftuan dërgesat e armëve në Ukrainë, ka ardhur edhe reagimi i Francës. Raportohet se Franca është zotuar se do t’i japë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Zyra e presidentit Macron thanë se Franca do të dërgojë armë dhe karburant për ushtrinë ukrainase, raporton Reuters.

Ai shton se do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase./Opinion.al

Pas