Për personat që nuk e kanë përjetuar kanë dëshirë t’a arrijnë dhe ta jetojnë famën. Por disa prej personazheve të njohur duket se nuk janë shumë të lumtur me përjetimin çdo ditë të famës.
Një prej tyre është edhe kantautori i njohur Ed Sheeran. Gjatë një interviste për “The Sun” ai është shprehur se fama i shkakton ankth.
“Unë e kam ngushtuar rrethin tim miqësor në 4 persona, pasi e kam shumë të vështirë t’u besoj njerëzve në këtë situatë ku jetoj. Më duket vetja si kafshët. Nëse ha në restorant duhet patjetër të marr një dhomë private, përndryshe njerëzit do më filmojnë teksa ha dhe është shumë gjë e shëmtuar. Fama më shkakton ankth”,-ka rrëfyer këngëtari.
Ai është ndër personazhet më të njohur dhe më të pëlqyer të momentit./Opinion.al/