Bota

“Ecnim në një humnerë”, udhëtarët bllokohen për orë të tëra brenda tunelit nën det



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 24/08/22 |
Opi Nion

Dhjetra udhëtarë mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit nënujor në Kanalin Anglez që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Shkak i bllokimit të tunelit ishte defekti që kishte pësuar një tren që vinte nga Calais në Folkestone. Për shkak të emergjencës së krijuar, disa udhëtarë u nxorrën prej andej përmes daljeve të emergjencës duke braktisur automjetet e tyre. Ata u transferuan përfundimisht në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.

“Shërbimi i emergjencës ishte i tmerrshëm,” tha Sarah Felloës, 37 vjeçe,  pas incidentit të martën në mbrëmje. “Ishte si një film. Ecnim në një humnerë duke mos ditur se çfarë po ndodhte. Ne të gjithë duhej të qëndronim nën det në një radhë të madhe. “Një grua në tunel qante, një grua tjetër që po udhëtonte vetëm kishte atake paniku”.

Kanali nënujor prej 37.9 kilometra (23.5 mi),  ka seksionin më të gjatë të çdo tuneli nënujor në botë.

Pas