Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

East Gate në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi 10 milionë vizitorë në vit 

2022/04/29 at 1:05 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
East Gate në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi 10 milionë vizitorë në vit 

East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, një nga investimet madhore të Grupit BALFIN, të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, duket se ka ecur përtej pritshmërive në 6 muajt e parë të hapjes së tij.


Igor Davkov, Drejtori Ekzekutiv  i qendrës tregtare, krah së cilës shumë shpejt do të plotësohet një nga lagjet më moderne të Shkupit, edhe me një kompleks banimi dhe zyrash, tregon për rrugëtimin e deritanishëm. Ai zbulon risitë që e presin qendrën, që është një kompleks modern shumëfunksional me sipërfaqe 57.000 m2 dhe me portofol të pasur dyqanesh dhe që po vizitohet tashmë jo vetëm nga vendasit, por dhe nga vizitorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia jugore dhe më gjerë. 

– A u përmbushën pritshmëritë dhe objektivat e EGM në gjashtë muajt e parë?

– East Gate Mall u hap në fund të vjeshtës 2021, duke bërë bashkë një larmi prej qindra markash të modës, sportit dhe argëtimit. Periudha kur ne u hapëm nuk ishte e lehtë. Ishte një periudhë kur pandemia ishte në pikun e saj me një listë mjaft të gjerë kufizimesh. Pavarësisht sfidave të shumta, qendra tregtare mirëpriti më shumë se 150.000 vizitorë në fundjavën e parë të hapjes.

Kjo ka qenë një sfidë për ne për të ofruar shërbim cilësor për qiramarrësit dhe vizitorët, por pavarësisht kësaj kalendari ynë dinamik i aktivizimit të eventeve dhe vizitorëve siguroi gjatë muajve të parë pas hapjes së qendrës një rritje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve. Dy muajt e fundit kanë qenë veçanërisht dinamikë pasi vizitorët filluan ta perceptojnë qendrën tregtare si destinacionin e tyre të ri të blerjeve në qytet.

Me popullimin e qendrës nga dyqane tregtare prej mbi 90% dhe hapjen e markës së shumëpritur në treg H&M, si dhe kinemasë në fund të vitit 2022, qendra tregtare do të jetë plotësisht e dhënë me qira.

– Si ka ndryshuar trendi i vizitorëve nga muaji në muaj?

– Mbi gjysmë milioni njerëz e vizituan mesatarisht qendrën tregtare gjatë muajve të dimrit. Trendi i vizitorëve po rritet çdo muaj me njerëz të rinj që vijnë për të parë dhe përjetuar  shërbimet tona. Objektivi ynë është të arrijmë 8 milionë vizitorë këtë vit dhe të rrisim numrin e vizitave në vitin e ardhshëm në 10 milionë. Me përmirësimin e motit dhe uljen e masave të COVID-it , shumë banorë në pjesë të ndryshme të vendit dhe shteteve fqinje kanë filluar të na vizitojnë më shpesh.

– Cilat marka apo produkte kanë qenë më të preferuarat?

Vizitorët vijnë kryesisht në qendër për të blerë veshje mode, por edhe për të përjetuar eksperiencën gastronomike pasi oferta jonë është një nga më të mirat në këtë pjesë të qytetit. Përveç kësaj, me pozicionimin e qendrës vetëm 5 minuta nga sheshi qendror dhe në afërsi të drejtpërdrejtë me zona të rëndësishme industriale të Shkupit, biznesmenët mund të përdorin shërbimet e bankave dhe realizojnë këtu dreka pune.

Njerëzit që punojnë në kompanitë aty pranë ose që jetojnë pranë ndalojnë shpesh për shumë shërbime që ne kemi nën një çati: një lavazh i shpejtë makine, pastrimi kimik, dyqani i kafshëve, zyra postare, servise makinash dhe madje edhe blerje lulesh dhe buqetash në minutë të fundit.

Markat e rrjetit Inditex dhe LPP janë një nga më të pëlqyerat dhe blihen nga adoleshentët dhe të rinjtë. East Gate Mall mirëpriti dyqanet e para të Zara Home, OYSHO, AX, Hugo, XYZ, Kiko Milano, Underarmor dhe TAF në Shkup, si dhe konceptet më të fundit të Fashion and Friends, Zara, Massimo Dutti , Pull&Bear , Bershka , Intersport, Nike dhe BUZZ.

– Nga vijnë kryesisht vizitorët e EGM?

Qendra tregtare u vetpozicionua si një atraksion që duhet parë nga vizitorët dhe turistët e huaj që vijnë në Shkup për herë të parë, si dhe vizitorët nga Kosova dhe Serbia e jugut të cilët janë vizitorë të shpeshtë rajonal gjatë fundjavave.

East Gate Mall nuk është vetëm një qendër tregtare me shumë zgjedhje, por po pozicionohet si një vend ku njerëzit gjejnë argëtim, çlodhje, gëzim dhe e konsiderojnë atë si një hapësirë moderne për të kaluar ditën.

– Çfarë surprizash priten të ndodhin në të ardhmen e afërt në qendër?

– Le të flasim për risitë e shitjes me pakicë. Duke qenë se jemi një qendër tregtare e gjeneratës së re, ne po punojmë me shumë entuziazëm. Për vizitorët, ne do të paraqesim muajin e ardhshëm produkte kredie të çastit së bashku me bankat tona partnere të cilat do të jenë një produkt unik në treg, në mënyrë që vizitorët të blejnë lehtësisht dhe me këste. Karta dhuratë virtuale, aplikacioni celular i qendrës tregtare me një guidë parkimi virtual dhe programi i besnikërisë së qendrës tregtare janë gjithashtu pjesë e projekteve që do të paraqiten në muajt e ardhshëm.

Surpriza më e madhe, pas pak muajsh është hyrja e shumëpritur në treg e markës H&M. Qendra do të mirëpresë dyqanin e parë kryesor të markës H&M prej 2.300 m2 në Shkup.

– Cila është një pikë e fortë e EGM, për të tërhequr klientët nga Tirana, Prishtina apo Selaniku?

– Duke qenë një qendër e re tregtare, East Gate Mall ka konceptet më të fundit të dyqaneve të qiramarrësve tanë spirancë. Këto koncepte nuk janë të disponueshme nga konkurrenca. Madhësia e asetit është gjithashtu një avantazh konkurrues që na jep mundësinë të pozicionohemi si një qendër tregtare që mund të tërheqë vizitorët për blerje dhe përvojë argëtimi gjatë gjithë ditës nga shtetet fqinje. Me fushatën intensive të marketingut, duke promovuar qendrën tregtare si destinacion për blerje, synimi ynë këtë verë është të tërheqim edhe udhëtarët transit nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor e deri në Greqi dhe Turqi.



Ju sugjerojmë

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Rajoni

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

13 Maj, 2025 11:45 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

13 Maj, 2025 11:35 am
Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
Aktualitet

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

13 Maj, 2025 11:29 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

13 Maj, 2025 11:13 am
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

13 Maj, 2025 11:11 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

13 Maj, 2025 10:58 am
Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
Aktualitet

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

13 Maj, 2025 10:56 am
Para
Rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Gazetarja ukrainase vritet nga bombardimet ruse në Kiev

Gazetarja ukrainase vritet nga bombardimet ruse në Kiev

Caktohet takimi i parë mes Putin dhe Zelensky?Liderët të ftuar në samitin e G20

Caktohet takimi i parë mes Putin dhe Zelensky?Liderët të ftuar në samitin e G20
















TE FUNDIT

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
13 Maj, 2025

Aktori francez, Gerard Depardieu është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj burg...

Lexo më shumë

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
13 Maj, 2025

E ndërsa Partia Socialiste deri më tani ka fituar 82 mandate në të Shqipërinë si rezultat i zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama pritet që të ketë një dalje ditën e nesërme në Sheshin Skënderbej, nga ku do t’ju flasë...

Lexo më shumë

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
13 Maj, 2025

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com