Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

East Gate Mall hap dyert në 29 tetor, tjetër investim madhor i BALFIN në Shkup

2021/10/15 at 1:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
East Gate Mall hap dyert në 29 tetor, tjetër investim madhor i BALFIN në Shkup

Qyteti i Shkupit po shndërrohet në një qytet shumë dinamik me premisa të shëndosha për progres dhe prosperitet, dhe këtë tetor do të hapë dyert e qendrës së re tregtare, në vitrinat e së cilës do të gjeni mbi 220 marka të famshme në nivel global dhe rajonal.

East Gate Mall do të hapet për publikun më 29 tetor 2021 dhe do të karakterizohet nga një ofertë e jashtëzakonshme që sjell së bashku më shumë se 220 marka të mëdha globale dhe rajonale nga të gjitha kategoritë, duke filluar nga moda, restorantet, pajisjet elektronike, arredimi i shtëpisë, lodrat për fëmijë, e deri te kinematë dhe argëtimi. Disa nga markat më të famshme që do të gjeni në këtë qendër tregtare janë: Zara dhe Zara Home, Armani Exchange, Calvin Klein, Sinsay, Mango, XYZ, KIKO, Reserved, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset, Patrizia Pepe, Valentino, Tods , Furla, Neptun Electronics, Kiko Milano, DSquared2, Pandora, Massimo Dutti, De Facto, Madame Coco, Babor Cosmetics, Prenatal dhe shumë të tjera. Ky investim e bën Grupin BALFIN dhe Samir Manen, investitorin e huaj më të rëndësishëm në Maqedoni.

Në këtë qendër, të gjitha grupet e shitjes me pakicë që operojnë në nivel botëror vijnë me një portofol të plotë, të tilla si Inditex-i dhe LPP-ja. Dyqanet kanë përmasa mbresëlënëse pasi shtrihen në një sipërfaqe prej afërsisht 2000 m2.

Vendndodhja e kësaj qendre tregtare përbën një avantazh të madh pasi East Gate Mall ndodhet vetëm 5 minuta larg qendrës së kryeqytetit maqedonas, shumë pranë autostradës M4, e cila kalon në zemër të rrugëve ndërkombëtare. East Gate Mall është një ndërtesë 5-katëshe, me një hapësirë prej mbi 57,000 m2 ​​për dyqane për shitje me pakicë dhe plot 2000 vende parkimi, duke e kurorëzuar si qendrën më të madhe tregtare në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin pranë saj. Numri i vizitorëve në vit në East Gate Mall është përllogaritur të jetë 12 milionë.

Përveç vendndodhjes strategjike dhe markave unike, East Gate Mall të lë mbresa të mëdha me arkitekturën e saj moderne, ku çdo segment i fasadës, përmes harqeve madhështorë dhe vitrinave dhe dyqaneve elegantë, shesheve të gjera dhe oazeve për relaks dhe pushim, të krijon ndjesinë e të qenit në qendër të botës. Përvojën unike të blerjeve mund ta shijoni edhe më shumë falë ofertave të larmishme të bareve dhe restoranteve ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë kuzhina të ndryshme nga e gjithë bota dhe të kënaqen me të gjitha ndjesitë që u dhurohen, dhe në kinematë moderne do të mund të shijohen ndryshe edhe filmat.

Është një vend ku padyshim do të ndjeni se ju, dëshirat dhe pritshmëritë tuaja janë qendra e botës.

East Gate Mall është një investim i Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha rajonale të investimeve.

Etiketa: balfinEast Gate Mallshkup

Ju sugjerojmë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
Para
Arrestohet në Kukës maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Rinovimi i patentave, Drejtoria e Transportit ul çmimin

Rinovimi i patentave, Drejtoria e Transportit ul çmimin

Maliq/ Tentuan të kalonin lumin me makinë, 3 turistët hungarezë ngecin në ujë

Maliq/ Tentuan të kalonin lumin me makinë, 3 turistët hungarezë ngecin në ujë

TE FUNDIT

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
4 Tetor, 2025

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin...

Lexo më shumë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
4 Tetor, 2025

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com