Bota

E zhdukur prej 24 orësh, gazetarja ruse gjobitet se protestoi kundër luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 15/03/22 |
Opi Nion

Një gazetare ruse, e cila ndërpreu programacionin e lajmeve për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 30,000 rubla (215 £) nga një gjykatë ruse.

Gjykata e shpalli gazetaren Marina Ovsyannikova fajtore për shkelje të legjislacionit të protestave, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Ovsyannikova ndau në transmetimin e lajmeve një poster ku shkruhej “Ndalo luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë.”

Avokatët nuk kanë mundur ta gjenin gazetaren për gati 24 orë pas protestës së saj, që ishte një akt i jashtëzakonshëm sfide duke pasur parasysh se Rusia ka ligje të rrepta të censurës që prej kur filloi lufta.

Ajo u rishfaq të martën në mbrëmje në një sallë gjyqi në Moskë së bashku me avokatin Anton Gashinsky. Sipas gazetës Novaya, Ovsyannikova u akuzua për një kundërvajtje administrative për mbajtjen e një proteste të paautorizuar.

Në një fotografi të bërë në sallën e gjyqit, Ovsyannikova u shfaq e palënduar dhe mbante të njëjtin gjerdan me ngjyrat e flamurit ukrainas si gjatë protestës së saj./Opinion.al

Pas