Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit ku një 50-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë gjatë punës.
Mediat greke bëjnë me dije se në kohën që ndodhi ngjarja 50-vjeçari shqiptar ka qenë duke punuar në një kompleks hotelerie ku po ndërtohej një pishinë.
Shqiptari ndërroi jetë pasi u shtyp nga një masiv dheu.
Fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetonte dhe u nxorr i pajetë nga shërbimet e zjarrëfikses.