Një 32-vjeçare në Cërrik ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke u larë në dush.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases I. M., 32 vjeçe.
E reja gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al