Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E vrave fëmijën”, nëna rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare

2021/01/26 at 10:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“E vrave fëmijën”, nëna rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare

Emisioni “Stop” publikoi një rast rrëqethës dhune të një prindi ndaj fëmijës së mitur. Dhuna makabre ka ndodhur rreth 3 javë më parë në Korçë.  Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në qytetin juglindor. Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3-vjeçare, pasi e vogla i kishte marrë telefonin.


“Ishte një skenë makabre mëse e padurueshme”, tregoi denoncuesja. Ndërkohë në video dëgjohet një person që thërret “Mos moj.. çfarë i bëre fëmijës moj. E vrave fëmijën moj”.

Por siç dëgjohet në video, gruaja thotë: Do ta vras mo pse ça! Është fëmija im nuk pyes fare. Familjarët iu drejtuan policisë së Korçës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme. Çështja u hetua nga prokurori i Korçës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.

“Dua ta bëj publike se është ngjarje makabre. Zonja ka qëndruar vetëm një javë në paraburgim dhe tani ndodhet në shtëpi me fëmijën që mund edhe ta vrasë nga momenti në moment me sjelljet që bënte zonja. Është e papranueshme nuk mund të qëndrojë ajo nënë me fëmijën e saj. Direkt pas ngjarjes familjarët telefonuan policinë, nuk erdhën menjëherë, por pasi panë videon erdhën dhe e arrestuan zonjën dhe çështjen e mori përsipër prokurori Julian Kristo dhe psikologia Elisabeta Dino. Kërkuan një dënim të butë për gati 2 vite për dhunë të përsëritur në familje”, tha denoncuesja.

Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.

“Por gjyqtari i Korçës Erbvin Sulaj e nxorri zonjën me detyrim paraqitje. Ajo është në shtëpi me vajzën. Mund t’i ndodhë çdo gjë vajzës nga momenti në moment. Nëse ai fëmijë vdes në duart e kësaj zonje çfarë do të thotë gjyqtari Ervin Sulaj. Të rikujtojmë që gjyqtari është nga Kukësi ku nga është edhe mamaja e fëmijës, e cila ka dhunuar familjarët dhe fëmijën e saj. Çfarë do të thotë ky gjyqtar nëse fëmijës i ndodh diçka? Kush e mban përgjegjësinë nëse fëmija vdes?”, tha denoncuesja.

Psikologia Redina Balla Sulstarova thotë se situata është emergjente, pasi vajza e mitur është e pambrojtur dhe e rrezikuar në çdo moment nga ndonjë krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.

“Pasi pashë videon sigurisht që nuk gjej fjalë veçanërisht pas atyre skenave dhe në situata të tilla emergjente është vendosja e fëmijës në një ambient të sigurt, në një ambient të shëndetshëm. Nëse fëmija vazhdon të jetë me nënën është një gjë jo vetëm absurde, por cënon realisht shëndetin e fëmijës kështu që në këto raste unë të paktën nga eksperienca ime, në rastet e urdhrave të mbrojtjes kur gjykata ka indicie, gjykata merr masa menjëherë që prindi, ose më saktë dhunuesi të ketë takime të mbikëqyrura ose t’i kufizohet dhe mos të kemi takime fare. Kemi një fëmijë 3-vjeçar që jeton me një nënë të dhunshme dhe një baba neglizhent. Praktikisht me dy figura që nuk përmbushin asnjë detyrim dhe nuk mendojnë aspak për qenien fizike dhe mendore të vajzës së tyre. Duhet përjashtuar nëse nëna vuan nga ndonjë çrregullim, apo problem me çrregullim personaliteti dhe takimet e saj duhet të jenë të supervizuara. Nuk do të rekomandoja që fëmija të jetojë me nënën në atë gjendje”, tha ajo./Tv Klan

Etiketa: dhunefemijenenastop


Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Ruli: Për të ardhur në krye të PD, Berisha konkuronte me Gramoz Pashkon

Ruli: Për të ardhur në krye të PD, Berisha konkuronte me Gramoz Pashkon

Ruli: Ramiz Alia ishte dinak, nuk të shihte në sy

Ruli: Ramiz Alia ishte dinak, nuk të shihte në sy

Ruli: Rama, një shumatore e defekteve të paraardhësve

Ruli: Rama, një shumatore e defekteve të paraardhësve
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com