Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vrau kurvi

2016/12/05 at 11:04 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Te Doktori

Nga Edison YPI–

Me Andrea Stefanin më prezantoi hirësia e saj kafeneja.

Unë u fasinova me Andrean për shkak të diçkaje që kapërxente të gjitha imagjinatat, për adhurimin të tij të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj kurvit.

Andrea bënte muhabet me mua për shkak të mbrojtjes së paepur dhe të pakompromis që unë i bëja Doktorit.
Serioz, familiar, korrekt, i vëmendshëm, i kujdesshëm, ishin cilësi lehtësisht të konstatueshme tek Andrea.

Që Andrea Stefani nuk kishte asnjë diplomë universitare, kishte qënë ushtarak, kandidat për anëtar i komitetit qëndror të rinisë, më komunist se kurvi, më proletar se Marksi, më bolshevik se Lenini, më hilacak se skilja, më helmues se nëpërka, më i pabesë se djalli, këto dhe të tjera që nuk i kam ditur dhe kurrë nuk jam interesuar t’i di, m’i kanë thënë pa i pyetur dhe me zell të papërmbjtur ca ndyrësira që sot bëjnë sikur për Andrean u vjen keq.

Para se të shembej diktatura, pak mbi 20 vjeç Andrea kishte nisur karrierë kurviste në gazetën “Bashkimi”. Shembja e diktaturës kishte qënë një tërmet lëkundjet e të cilit Andrean e shoqëruan deri në fund.
Shkruante për Ekonominë, por humbi pare në piramida.

Ishte në krye të IREX për ngritjen cilësore të gazetarëve dhe gazetarisë, por askush nuk e di cilët gazetarë instruktoi dhe çfarë rendimenti pati.

Bëri disa video dokumentarë antikorrupsion të një cilësi neveritëse. Nuk mund të ishin ndryshe ato video përderisa nuk punësoi të rinj të talentuar por ca skërbythje, ca veremlinj nga ata që të thonë peqe-lepe mjaft që t’i paguash.
Shkroi shumë. Por ishte tmerrësisht përsëritës. U përpoqa pa sukses ta bëja të shkruante më shkurt dhe të mos citonte aq shpesh. I thashë disa herë si me të qeshur; Po ti sikur ha bythë turtulli mor burr i dheut.
Hiqej për i pavarur. Por ishte i përkëdheluri i të gjitha zyrave majtiste të shoqërisë civile. Tek e djathta nuk konstatoi dot kurrën e kurrës asnjë cifël pozitiviteti.

Më kishte bërë disa minuta video ku unë ulurija se Andrean me shokë Doktori do t’i fusi në varr, ose diçka e tillë. Më thoshte gjysëm me shaka gjysëm me kërcënim se një ditë do ta nxirrte atë video. Nuk e kuptoja nëse e kishte për të mirë apo për të keq. Sa herë ma thoshte këtë i lutesha; Po aman o Andrea nxirre atë të shkretë video se kam shumë qef ta shoh. Nuk e nxori. Që muhabetin e kësaj videos e kishte pas për keq, u qartësova më vonë.

Pak muaj para se Partia Socialiste të vinte në pushtet u ndeshëm në trotuar. I thashë copë atë që prej kohësh kisha bindjen;
-Ato që ti Andrea bën nëpër gazeta nuk janë shkrime, janë pshurrje.

U nxi. Zbrazi të gjithë qelbin dhe zeherin që mbante përbrenda. Tha diçka të përbindëshme, tmerrësisht të turpshme, diçka që ja hapi barkun në çast, diçka që Andrea Stefanit ja zeron të gjitha, seriozitetin, trimërinë, ndershmërinë, intelektualizmin, qytetarinë. Ja çfarë, fjalë për fjalë, tha;

-Edhe pak sa të marrim pushtetin do më shohësh se çfarë do të bëj.

Pas kësaj mu neverit përfundimisht. Nuk e pashë më me sy. Ja lashë në dorë Zotit. Prandaj u habita kur mora vesh se fundin e tij e kishte marrë në dorë kurvi. Ndoshta me atë që tha i kishte tmerruar të dy, dhe rezultati mund të ketë qënë një bashkëpunim i Zotit me kurvin.

Sa i përket keqardhjes, më vjen më tepër keq për ata që merr Zoti se ata që i merr kurvi, e aq më pak për ata që i merr edhe Zoti edhe kurvi.

Mos i vini emrin e tij ndonjë rrugice. Nëse ajo marrëzi do ndodhi, duhet bërë çmos që autostrada Tiranë-Elbasan të quhet Ilir Yzeiri.

Ja kishte me hile edhe kurvizmit edhe Demokracisë. Nga ky mes cfilësi e rrëmbeu dhe e vrau kurvi.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Krimi horror në Korçë, 41 vjeçari pësoi traumë pasi e braktisi gruaja

Krimi monstruoz i Korçës, fqinjët: Nëna shkoi në mesnatë të merrte fëmijët

Foto-galeri/ Njihuni me vajzat më të përfolura të politikanëve shqiptarë

Foto-galeri/ Njihuni me vajzat më të përfolura të politikanëve shqiptarë

Krimet në familje, reagon Basha: Jam i tronditur, ngjarjet reflektojnë varfëri dhe dëshpërim

Krimet në familje, reagon Basha: Jam i tronditur, ngjarjet reflektojnë varfëri dhe dëshpërim

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com