Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e sotme, ku 26-vjeç Klinton Pira vrau me thikë Jawsackie Jaboah nga Gana dhe më pas u vetëvra.
Mësohet se 31-vjeçarja Jaboah me shtetësi franceze kishte mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve Jawsackie Jaboah, ka zbritur nga avioni gjatë ditës së sotme në Rinas. Nga ana tjetër bëhet me dije se banesa është marrë me qira nga Kliton Pira.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit që shtynë të riun të kryente krimin dhe më pas ti jepte fund jetës./Opinion.al