Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vërteta e shifrave, ç’po ndodh me ekonominë?

2017/05/17 at 7:24 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E vërteta e shifrave, ç’po ndodh me ekonominë?

Nga Jorida Tabaku

Ndoqa dje deklaratën e ministrit Ahmetaj dhe zhurmën që ajo shkaktoi në media si pasojë e të qenurit bombastike por pa asnjë të vërtetë aty brenda. Deklaroi se protesta e opozitës ka krijuar ngërç në ekonomi, por përpara se opozita të dilte në protestë duke hapur dhe çadrën e lirisë qeveria nuk mundi të sillte asnjë investitor serioz dhe strategjik, ndonëse ka miratuar në kuvend dy ligje por pa asnjë rezultat. Tani që ka dështuar me sukses në Investimet Strategjike të Huaja do të gjejë një justifikim dhe përmend çadrën. Mos harrojmë që me një opozitë të djeshme që nuk pranonte votimin e 3 ligjeve Partia Demokratike solli disa investime strategjike nga të cilat sot përfiton ekonomia shqiptare si TAP dhe Devolli. E vetmja e keqe që i ka ardhur qeverisë janë vendimet arbitrare, është taksa progresive e janë tenderat e koncesionet abuzive.

  1. Rritja ekonomike ka qenë 3.4%
    Rritja ekonomike vjen nga TAP dhe Devolli, 40% e IHD-ve kanë qenë nga këto dy investime. Qeveria flet për një rritje prej 3.45% por veç këtyre investimeve të huaja nuk shoh rritje ekonomike tek bujqësia e cila ka një prodhim shumë të ulët. Manifakturat janë në stanjacion dhe fasonët kanë problem duke u penalizuar nga politikat fiskale duke shënuar rënie.
  2. Paratë që lidhen me drogën.
    Shqetësimi i ngritur nga mediat ndërkombëtare dhe në lidhje me pastrimin e parave të pista të drogës gjen mbështetje edhe nga FMN apo edhe raporte të tjera ndërkombëtare që flasin se rreth 40% e GDP-së sonë ka ndikim nga paratë e drogës. Ky është një shqetësim serioz që qeveria duhet ta trajtojë me kujdesin e duhur.
  3. Konsolidimi fiskal. Borxhi
    Qeveria pretendon se borxhi është ulur dhe se kjo është arritje por nuk shpjegon se përse megjithëse kemi pasur katër vjet arritje borxhi publik nuk ka zbritur në 60% sa premtimi elektoral? Së dyti ku kanë shkuar këto para të marra borxh ku nuk kemi asnjë investim në shërbime dhe në të mirë të komunitetit dhe ekonomisë? Qeveria thotë që këto para kanë shkuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, të cilat sipas Deloitte Touch kanë qenë 170 mln USD. Por nëse kjo është e vërtetë përse sot borxhi i prapambetur ndaj bizneseve është 180 mln USD?

Gjithashtu, bankat e nivelit të II po investojnë më shumë para në borxhin publik duke reflektuar së pari problemin e borxhit publik dhe një zhbalancim të dëmshëm edhe së dyti duke na paraqitur një mospërputhje mes ndjesisë ekonomike të bizneseve dhe individëve me atë që propagandon qeveria. Pra, bizneset dhe qytetarët nuk kanë siguri ekonomike për të marrë para borxh në banka, si ka mundësi kjo kur ekonomia është kaq e shëndoshë? Sot kreditimi I biznesit është rrethe 40 mln usd më I ulët.

  1. Punësimi.
    Rritja e propaganduar nga qeveria është rritje ciklike e ekonomisë, në bashki të Tiranës hapen edhe pa kryer ndonjë veprim incentivues rreth 5 mijë biznese të reja në vit. Nëse do fokusohemi tek të dhënat e punësimit dhe incentivave të qeverisë atëherë shohim që nuk kemi një rritje të punësimit por vetëm normalizim dhe abuzim me shifrat sidomos tek bujqësia. Përndryshe si shpjegohet që tek të rinjtë papunësia është shumë e lartë? Sipas të dhënave 1 në 3 të rinj ose është i papunë ose i pashkolluar.

Siç e shihni, mazhoranca është pa një bilanc pozitiv dhe merret me propagandë. Sot është një ditë e vështirë për të duke qenë se gjithë fuqitë e saj i kishte përqendruar tek parulla “Opozita nuk do Vettngun.” Por dita e sotme na tregoi që është mazhoranca dhe z. Rama që nuk e ka pasur seriozisht votën e tij tek vettingu. Kalaja prej rëre që ndërtoi kryeministri duket se po e zë brenda.

Intervistë dhënë për Ora News në përgjigje të të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave. Intervistën e plotë e gjeni:
http://www.oranews.tv/…/para-e-pasuri-e-verteta-e-shifrave…/

Etiketa: ekonomiajorida tabaku

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Arkitektura spektakolare e Lindjes së Mesme/ Brenda xhamisë shumëngjyrëshe

Arkitektura spektakolare e Lindjes së Mesme/ Brenda xhamisë shumëngjyrëshe

E papritura; ja çfarë të mire solli tërmeti në Zelandën e Re

E papritura; ja çfarë të mire solli tërmeti në Zelandën e Re

Rama i përgjigjet me batuta opozitës: Nesër nis fushata, Bashës iu luta si Romeo Zhuljetës

Rama i përgjigjet me batuta opozitës: Nesër nis fushata, Bashës iu luta si Romeo Zhuljetës

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com