Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vërteta e komunikimit të gjeniut Nikolla Telsa me planetin Mars

2020/10/30 at 9:58 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E vërteta e komunikimit të gjeniut Nikolla Telsa me planetin Mars

Nga Aurenc Bebja-Shtypi francez i kohës ka botuar disa shkrime në fillim të viteve 1900 në lidhje me vërtetësinë e eksperiencave të gjeniut Nikolla Tesla për të hyrë në komunikim me planetin Mars.


Një mesazh nga Marsi

Le Matin, e enjte, 3 janar 1901, f.3 :

Çikago, 2 janar. Një sensacion i madh u prodhua këtu nga lajmi se z. Nikolla Tesla, një elektricist i shquar i qytetit, i cili, për pesëmbëdhjetë ditë, kërkon të lidhë komunikimet me Marsin, ka marrë këtë natë një mesazh nga ky planet.

Thuhet se mesazhi përbëhet si në vijim : “Një, dy, tre.” Ne konkludojmë se banorët e Marsit numërojnë në të njëjtën mënyrë si banorët e Tokës.

[Nuk është e nevojshme, besojmë, të theksojmë se po e përcjellim, me të gjitha rezervat, këtë lajm vërtet të bujshëm.]

Një mesazh nga Marsi

Elektricisti Tesla. – Komunikimi elektrik

La Dépêche du Berry, e diel, 6 janar 1901, ballinë :

Na telegrafojnë nga Çikago : Një gazetar amerikan sapo pati një intervistë me z. Nikolla Tesla, elektricistin e shquar për të cilin thuhej se kishte marrë një mesazh nga Marsi. Z. Tesla mohon të ketë marrë mesazhin “një, dy, tre” për të cilin po flisnim, por tha se ishte absolutisht e saktë që ai ishte gati të hynte në komunikim elektrik me Marsin. Që prej tre javësh, ai ka qenë i angazhuar në një seri të tërë eksperimentesh në një pikë shumë të lartë të Kolorados. Sidoqoftë, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, një nga instrumentet e tij marrës, papritmas dhe në disa raste, regjistroi disa sinjale.

Këto sinjale pa dyshim erdhën nga një rrymë elektrike e drejtpërdrejtë me planetin Mars, por fatkeqësisht rryma ishte shumë e dobët dhe pajisjet shumë rudimentare për të qenë e mundur të jepnin ndonjë interpretim të sinjaleve të marra.

Z. Tesla nuk duket se dyshon as dhe një minutë se me pajisje të reja dhe më të sofistikuara dhe me një rrymë më të fortë, ai do të jetë në gjendje të komunikojë edhe me banorët e Marsit.

Sinjalet nga planeti Mars

Le Siècle, e shtunë, 12 janar 1901, ballinë :

Pretendimet e Nikolla Teslës. – Komunikimet e mundshme.

(Nga korrespondenti ynë në Londër)

Londër, 11 janar. – Z. Nikolla Tesla beson se ai mund të ndërtojë një instrument që transmeton një mesazh në planetin Mars. Ai po punon për këtë tani dhe thotë se është i sigurt se do të ketë sukses.

Vështirësia e madhe, sipas tij, do të jetë të mësojmë kodin e sinjaleve nga Marsi, por, ai shton, ne tashmë kemi bërë një hap në këtë drejtim.

Z. Edison, i ftuar për të thënë atë që mendonte për këtë temë, thuhet se u përgjigj : “Unë nuk jam në gjendje të jap një mendim të vlefshëm për këtë pikë, sepse përgjithësisht idetë e mia nuk kanë mundësinë të ngjiten më lart se majat e Himalajeve.”

Nga Nju-Jorku në Mars

Le Peuple français, e hënë, 14 janar 1901, ballinë :

Astronomët me të vërtetë synojnë të komunikojnë me planetin Mars. Por… a ekzistojnë marsianët ?… Z. Tesla, nga Nju-Jorku, përgjigjet pozitivisht.

Z. Tesla njofton se ai ka ndërtuar një transmetues – marrës në laboratorin e tij, me ndihmën e të cilit së shpejti do të përpiqet të komunikojë me planetin Mars.

Ai shton: “Unë tashmë kam instrumente mjaft delikate për të marrë mesazhe; Së shpejti do të kem një instrument mjaft të fuqishëm për të dërguar përgjigjen.”

O progres ! çfarë nuk na premton ? …

Valët elektrike

L’Autorité, e mërkurë, 22 mai 1901, ballinë :

E kujtojmë padyshim Z. Tesla, këtë amerikan që pretendoi se ishte në gjendje të na vinte në komunikim me banorët e planetit Mars, falë valëve të fuqishme elektrike të emetuara nga një pajisje e shpikjes së tij. Z. Tesla po punon në mënyrë sekrete për projektin e tij fantastik, dhe nëse do t’u besojmë revistave amerikane, ai ka prodhuar rezultate me rëndësinë më të madhe shkencore.

Zbulimi i tij i fundit thuhet se është transmetimi i energjisë në distanca të mëdha, duke përdorur valë elektrike, pra pa një tel përçues. Do të ishte një përmirësim i pamasë i mënyrës së studiuar nga Marconi.

Një mesazh për planetin Mars

Mémorial de la Loire et de la Haute-Loire, e premte, 27 dhjetor 1907, f.2 :

Z. Nikolla Tesla, shpikësi amerikan, do të bëjë një përpjekje (provë) për ta vendosur tokën në komunikim me planetin Mars.

Ne e dimë që astronomi francez Camille Flammarion, i bindur se planeti Mars është i banuar nga qenie të një shkalle shumë më të lartë të civilizimit sesa ai i banorëve të tokës, tashmë ka mbështetur idenë e hyrjes në komunikim me marsianët me anë të figurave gjeometrike përbindëshe (të mëdha) të formuara nga llamba elektrike me fuqi të madhe.

Aktualisht, z. Tesla është duke u marrë vesh me një nga bashkëpunëtorët e Kompanive për shfrytëzimin e ujvarës së Niagara-s duke u përpjekur kështu të dërgojë një mesazh duke përdorur forcën e 800 milion kuajve të vënë në dispozicion të tij përmes 160 milion kilometrave që ndajnë Marsin nga Toka.

Z. Tesla nuk shpjegon mënyrën se si do të veprojë, por me 800 milion kuaj mund të shkohet larg.

https://www.darsiani.com/la-gazette/e-verteta-e-komunikimit-te-gjeniut-nikolla-tesla-me-planetin-mars-ne-shtypin-francez-te-kohes/



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin për vitin 2021

Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin për vitin 2021

Pranga 56-vjeçarit, abuzoi seksualisht me 33-vjeçaren me probleme mendore

I shpallur në kërkim për plagosjen e një personi, pranga 36-vjeçarit

Rama nuk propozon zgjidhje, naftëtarët në grevë: Nuk dalim që këtu

Rama nuk propozon zgjidhje, naftëtarët në grevë: Nuk dalim që këtu
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com