Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve

2023/03/18 at 8:31 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve

Kur në një mëngjes të ftohtë janari të vitit 1934, Martin van der Lubbe pa trekëmbëshin ngritur në oborrin e gjykatës së Leipzig, u tërbua nga zemërimi. U përpoq të çlirohej nga gardianët, nisi të fyente gjyqtarët dhe anëtarët e qeverisë që kishin ardhur për të parë ekzekutimin e tij dhe lëshoi ​​një klithmë të dëshpëruar:”Po të tjerët ku janë?”.

Por kujt i referohej ai? Kishin kaluar 317 ditë që nga 27 shkurti i vitit 1933, kur radikali i majtë holandez, vetëm 24 vjeç, u arrestua në vendin e krimit dhe rrëfeu menjëherë. Ishte ai gjysmë ore më herët, që kishte ndezur zjarrin në Reichstag, selinë e parlamentit gjerman.

Ai rezultoi të ishte “zjarri i shekullit”. Adolf Hitleri ishte bërë kancelar më 30 janar, i emëruar nga presidenti Paul von Hindenburg në përputhje të plotë me Kushtetutën e Vajmarit.

Liritë civile ekzistonin ende në letër, edhe pse tashmë kishin nisur të ndodhnin gjëra shqetësuese, si mbyllja e gazetave të majta, spastrimi nga administrata publik i zyrtarëve “të pabesueshëm” apo ligjërimi i dhunës nga milicitë naziste SA, SS dhe Stahlhelm.

Republika e brishtë e lindur nga disfata e Luftës së Parë Botërore mbeti në këmbë për njëdekadë e ca. Por në ato momente fatale, Reichstagsbrand (zjarri i Reichstagut) e ndryshoi rrjedhën e historisë. Teksa flakët nuk ishin shuar ende, nisi ajo që Sebastian Haffner do ta kishte quajtur “terrori ligjor i shtetit”.

“Nuk do të ketë asnjë mëshirë. Kushdo që synon të na pengojë do të rrëzohet! Çdo funksionar komunist duhet të pushkatohet në vend. Deputetët komunistë duhet të varen që këtë natë!”- do të shprehej Hitleri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Mijëra politikanë dhe militantë të opozitës jo vetëm komuniste, intelektualë dhe gazetarë, u arrestuan po atë natë teksa ishin duke fjeturdhe u mbyllën në kampe përqendrimi të improvizuara, u torturuan, apo thjesht u vranë.

Listat ishin përgatitur prej disa kohësh nga Ministri i Brendshëm i Prusisë, Hermann Göring. Të nesërmen, në muret e Berlinit u shfaq e famshmja “Urdhëresë mbi zjarrin e Reichstag”, e cila pezulloi me të një rënë të lapsit të gjitha liritë themelore të njeriut, forcoi masat penale, dhe e zhduku federalizmin. Ajo do të mbetej në fuqi deri në rënien e diktaturës së Hitlerit.

Në fakt, flakët e zjarrit të vënë nga Van der Lubbe i ofruan Hitlerit dhe klikës së tij kriminale mundësinë për të zhdukur brenda pak orësh atë që kishte mbetur nga Republika e Vajmarit.Nëntëdhjetë vjet më vonë, mbizotëron ende teza se i riu holandez, që ndër të tjera vuante nganjë formë e rëndë e miopisë, i bëri të gjitha vetë, duke arritur të hynte dhe të rrafshonte brenda pak minutash një ndërtesë të madhe siç ishte Reichstag-u. Me kalimin e kohës, ky variant u përforcua nga një investigim i famshëm i “Der Spiegel” i botuar në fund të viteve 1960 dhe nga mendimi i historianëve të famshëm, nga Hans Mommsen tek Ian Kershaw.

Në fakt dilema nëse ekstremisti holandez kishte vepruar në mënyrë të pavarur apo kishtepasur bashkëpunëtorë, nuk ka zgjedhur kurrë zgjidhje. Teza të ndryshme e kanë kundërshtuarvariantin zyrtar. Nga ai i dashur për nazistët i një komploti komunist, i mohuar edhe nga gjykata që i liroi të akuzuarit e tjerë, përfshirë kryeministrin e ardhshëm bullgar GeorgiDimitrov, deri tek ai i një Van der Lubbe të “manipuluar” nga vetë nazistët, që supozohet se e kanë ndihmuar fshehurazi në zjarrvënie.

Debati në fjalë është rindezur sërish kohët e fundit, për shkak të librit të studiuesit gjerman Uwe Soukup, që është marrë prej vitesh me këtë çështje. Në librin me titull “DieBrandstiftung. Mythos Reichstagsbrand – Was in der Nacht geschah, in der die Demokratieunterging” (Zjarrvënia. Miti i zjarrit të Reichstag-ut. Çfarë ndodhi natën kur u shemb demokracia), botuar nga shtëpia botuese “Heyne”, Soukup e pranon se nuk mund të provojë dot një tezë alternative.

Gjithsesi ai nën bashkë një seri mbresëlënëse të dhënash, të cilat nga njëra anë demaskojnë kontradiktat dhe dobësitë strukturore të skenarit një të fajtori të vetëm, dhe nga ana tjetër e drejton gishtin tek përfshirja së nazistëve, ose më saktë e një pjese të tyre në përgatitjen dhe zbatimin e aktit.

Një nga këto vjen nga Hermann Göring, që në një bisedë me prokurorin e Gjykatës së Nurembergut, Robert Kempner, në vitin 1946 deklaroi se ndoshta SA e Berlinit, e drejtuar nga Karl Ernst, qëndronte pas atij zjarri. Pra pikërisht milicia rebele që kundërshtoi “kursin e ligjshmërisë” së Hitlerit, dhe që në vitin e 1934 e pagoi mospajtimin me masakrimin eudhëheqësve të saj.

Teza e Göring mbështetet edhe nga zbulimi i fundit i deklaratës së Hans Martin Lennings, një nazist që në vitin 1955 i tha një noteri në Hanover, se kishte marrë nga SA urdhrin për të çuar Van der Lubben në Reichstag mbrëmjen e 27 shkurtit 1933.

Një lidhje tjetër me SA është ajo e Hans–George Gewehr, një ekspert i njohur i lëngjeve të ndezshme, i konsideruar si kreu i brigadës së zjarrfikësve të milicisë naziste. I njohur me nofkën Pistolen–Heini, sipas disa dëshmitarëve ai u ishte mburrur në gjendje të dehur se kishte marrë pjesë në Reichstagsbrand.

Akoma më e rëndësishme është dëshmia e dhënë për Soukup nga Ruth Weiss, një shkrimtare 98- vjeçare, e veja e Hans Weiss, një gazetar “Berliner Tageblatt” shumë më i madh nëmoshë se ajo. Ai i kishte treguar asaj se mbrëmjen e 27 shkurtit kishte shkuar në Reichstag së bashku me një koleg, që shkonte rregullisht në parlament që dhe e njihte mirë ndërtesën.

Ata ishin në një hyrje anësore, kur panë një grup të rinjsh të veshur me pallto duke dalë fshehurazi nga një portë e madhe. Ata hipën në një kamion që i priste aty pranë dhe u larguan me shpejtësi. Kur hynë në ndërtesë, Weiss dhe kolegu i tij ndjenë një erë të fortë benzine.

Në libër rrëfehen detaje të tjera, si tabelat prej druri dhe kartoni me emrat e deputetëve të Rajhstagut, mbi 1 copë që normalisht mbaheshin në një baule prapa foltores. Ato u gjetën të bëra shkrumb e hi në mes të sallës. Po kush i kishte lëvizur? Sigurisht jo Van der Lubbe, që nuk mund ta dinte se ku ishin dhe që veproi në një kohë shumë të shkurtër.

Po si arriti holandezi të ngjitej në një parvaz 8 metra lart për të hyrë në godinë, siç deklaroi në gjyq? Dhe pse nuk u mor parasysh një dëshmitar që tha se kishte parë dy persona që thyenin disa xhama me trashësi mbi 8 milimetra? Së fundi, Soukup risjell në kujtesë qëndrimin apatik të Van der Lubbe në gjyq, që nxiti dyshimet se ai ishte droguar.

Një dyshim që ka çuar tashmë në një përfundim të bujshëm:në fund të janarit të këtij viti u hap varri i Van der Lubbe në varrezat e Leipzig-ut, dhe eshtrat e tij janë dërguar për ekzaminim nga një ekip i mjekësisë ligjore. “Megjithatë, as këto hetime nuk do të zgjidhin misterin e asaj që ndodhi më 27 shkurt 1933 në Reichstag”– pranon Soukup, që shton segjithsesi “rifillimi i debateve mbi atë ngjarje është i pashmangshëm”. Dhe përfundon duke thënë:“Rrethanat e sakta të vdekjes së demokracisë së parë gjermane nuk mund të na lënë të qetë as 90 vjet më vonë”. / ”Corriere della Sera” – Bota.al

Ju sugjerojmë

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë
Kronikë

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

25 Mars, 2023 11:03 pm
Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak
Kryesore

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

25 Mars, 2023 10:51 pm
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6
Kryesore

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6

25 Mars, 2023 10:15 pm
Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Vlorë e Sarandë, Blendi Klosi prezanton kandidatët e PS

25 Mars, 2023 9:54 pm
Lista e kandidatëve socialistë për qarkun Korçë
Aktualitet

Lista e kandidatëve socialistë për qarkun Korçë

25 Mars, 2023 9:38 pm
Kumbaro: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese
Aktualitet

Mirela Kumbaro publikon emrat për Gjirokastrën: Fitore 7 me 0 për PS

25 Mars, 2023 9:32 pm
Forbes- Francë/ Shqipëria, kandidate ideale e pushimeve tona të ardhshme
Aktualitet

Pa ndryshime Berati, dalin emrat e kandidatëve nga PS

25 Mars, 2023 9:28 pm
Veliaj: Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës.
Aktualitet

Veliaj i rikonfirmuar, lista e kandidatëve për qarkun e Tiranës

25 Mars, 2023 9:22 pm
Lista e kandidatëve për qarkun e Lezhës, mbeten ne fuqi kandidatët aktualë
Aktualitet

Lista e kandidatëve për qarkun e Lezhës, mbeten ne fuqi kandidatët aktualë

25 Mars, 2023 9:18 pm
Balla në dosjen e Çapjave? Gjiknuri: Pyesni personin konkret, PS është një parti e fortë
Aktualitet

Gjiknuri prezanton kandidatët për qarkun e Elbasanit, emrat e rinj

25 Mars, 2023 9:16 pm
Para
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

Koreja e Veriut, 800 mijë ushtarë për të luftuar Amerikën

Koreja e Veriut, 800 mijë ushtarë për të luftuar Amerikën

Ushtria e Ukrainës sulmon 13 zona të ushtrisë ruse në Donbass

Ushtria e Ukrainës sulmon 13 zona të ushtrisë ruse në Donbass





TE FUNDIT

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë
25 Mars, 2023

Dy të rinj në Mamurras, Paulor Noka dhe Romario Gjoni janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë kanosur me...

Lexo më shumë

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak
25 Mars, 2023

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas përfundimit të mbledhjes së...

Lexo më shumë

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6
25 Mars, 2023

Në mbledhjen e kryesisë, grupi i rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha diskuton tashmë emrat për këshillat bashkiakë që do të...

Lexo më shumë

Ndryshime në Vlorë e Sarandë, Blendi Klosi prezanton kandidatët e PS

Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj
25 Mars, 2023

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Blendi Klosi ka bërë publik emrat e kandidatëve të PS për këtë qark, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com