Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur arrestimin e vrasësit të Fildes Hafizit mesditën e djeshme. Autori Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i viktimës, nuk është dorëzuar si pretendohej por është arrestuar nga policia në tentativë arratisjeje
Sipas prokurorisë, pas vrasjes Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit .
Burime bëjnë me dije se Kasemi ka marrë një furgon që shpërndante mallra, duke i kërkuar shoferit ta dërgonte në qendër.
Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej fillimisht.
Shoferi sapo ka parë një patrulle ka marrë në të majë për tek rajoni policisë numër një, ka hapur krahun dhe aty i ka treguar policisë se personi që ishte më të kishte një armë dhe i ka kërkuar atyre ta arrestojnë.