Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E verteta e aksidentit të tmerrshëm të Kamzës: Kush është gruaja e ve që i mori jetën vajzës 7 vjeç dhe çiklistit

2018/08/11 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
E verteta e aksidentit të tmerrshëm të Kamzës: Kush është gruaja e ve që i mori jetën vajzës 7 vjeç dhe çiklistit

Një aksident tragjik tronditi kryeqytetin tre ditë më parë, ku një grua shtypi me automjetin që drejtonte dy persona, një vajzë të vogël 7-vjeçare që po tentonte të kalonte rrugën kapur përdore me nënën dhe motrën e saj 6 vjeç, dhe një 57-vjeçar që ecte në rrugë me biçikletë.


Ngjarja e rëndë ndodhi sa kalon shinat e trenit në rrugën për në Kamëz, periferi të kryeqytetit. Rezina Koleci 38 vjeçe, u përplas fillimisht me një Benz dhe më tej nga humbja e kontrollit të makinës mori para Ramazn Ishën, 57 vjeç që ecte me biçikletë në mes të rrugës. Çiklisti ka rënë mbi makinë, dhe ajo që e ka kthyer në tragjedi të gjithën, është momenti kur trupi i tij ka rënë në xhamin e Benzit të 38-vjeçares duke i zënë të gjithë pamjen shoferes.

Nga ky moment, mëson ekskluzivisht Express, Rezina Koleci ka lëshuar komplet drejtimin e automjetit duke kaluar në gjendje paniku. Në mesin e rrugës, mbi trotuarin ndarës mes dy korsive, qëndronin një grua 29-vjeçare, Valbona Ndreu, e cila kishte kapur për dore dy vajzat e saj, 7-vjeçaren Esmeraldën, dhe vogëlushen 6 vjeç me inicialet E.N. Të treja ishin me kurriz nga pamja tragjike që kishte ndodhur pas shpinës së tyre me çiklistin, pasi po ruanin makinat që vinin nga kahu tjetër i rrugës për të kaluar të sigurta. Makina e 38-vjeçares, pasi ka ecur në gjendje të lirë në shpejtësi rreth 30-40 km/h, ka marrë poshtë saj çiklistin, dhe më tej ka goditur nga pas kurrizit duke i tërhequr zvarrë nënën dhe dy vajzat e saj. Automjeti, i cili është me kamie automatike i vënë në marsh për të ecur para, ka vijuar lëvizjen në kahun tjetër të rrugës, aty ku është përplasur ballë për ballë me një furgon që vinte në drejtimin nga Kamza për në Tiranë. Skena tragjike është parë e gjitha nga shoferi i furgonit. Mes tij dhe Benzit qëndronin trupat e nënës me dy vajzat, të cilat nga përplasja shtypëse mes dy automjeteve, përfunduan poshtë makinave.

Gomat e makinës së 38-vjeçares kanë qenë ende në lëvizje, pasi shoferja Rezina Koleci, nuk ka qenë në gjendje për të fikur automjetin. Kalimtarët e rastësishëm kanë ngritur peshë automjetin për të nxjerrë nga aty trupat e gruas dhe vogëlusheve. E madhja, Esmeralda, fatkeqësisht ndërroi jetë. Ndërsa nëna e saj dhe motra janë në gjendje të stabilizuar pas ndihmës që morën në Spitalin e Traumës.

Deri në mbërritjen e forcave të policisë, Rezina Koleci nuk ka bërë asnjë lëvizje, nuk ka thënë asnjë fjalë, dhe nuk ka dalë në asnjë moment nga automjeti i saj.

Në gjendje të rënduar psikologjike, pa ditur përmasat e tragjedisë që ishte shkaktuar, fjalët e saj të para ishin ndaj efektivit të policisë që ju afrua në makinë: Përse nuk më mori Zoti edhe mua?! Një situatë e vështirë për të gjithë të prnaishmit, edhe për policinë, që fillimisht zgjodhi t’i fshehë shoferes, faktin që viktimë e aksidentit kishte mbetur edhe vajza 7-vjeçare.

Rezina Koleci 38 vjeç, është nënë e dy fëmijëve. Dy vjet më parë, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë pas një beteje të humbur me sëmundjen e kancerit.

Gruaja kishte një rrobaqepësi në Kamëz, aty ku po shkonte mëngjesin që u kthye në tragjedinë e jetës së saj. 38-vjeçarja kishte qenë në tregun çam në Tiranë, ku kishte blerë disa copa për të qepur fustane fëmijësh. Dikush i kishte porositur për ditëlindjen e një vogëlusheje. Në sediljen e pasagjerit në automjetin e saj u gjetën pikërisht copat e blera, ndërsa tashmë Koleci ndodhet nën kujdesin e psikologes. Eshtë e hedhur, nuk ka thënë asnjë fjalë, që mund t’i japë logjike asaj tragjedie të ndodhur në aksident rrugor.

Shoferja u arrestua si shkaktare e ngjarjes së rëndë, ndodhur më 8 gusht në orën 8.40 të mëngjesit. Për veprën penale të ngritur ndaj saj, Koleci rrezikon të dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vite burg.

Burimi: Gazeta Express

*pamjet e aksidentit

Etiketa: aksidenti i kamzesrezina koleci


Ju sugjerojmë

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
Aktualitet

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

4 Qershor, 2025 6:50 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Arrestohet pa bërë rezistencë autori i masakrës në Vlorë, ja ku e gjeti policia (foto)

Zyrtare/ Policia e Vlorës: Ridvan Zykaj vrau 8 pjesëtarë familjes për motive banale!

Raporti i DASH për biznesin/ Basha i kthen përgjigje Ramës: “Babëzia ju ka errur sytë”

Basha reagon për masakrën: Ditë zie për Vlorën e vendin, pasiguria po shtohet

Si i bëri karshillëk policisë killeri i Selenicës/ Zbardhen gjithë bisedat në Intagram e Facebook pak orë pasi kishte marrë 8 jetë njerëzish!

Si i bëri karshillëk policisë killeri i Selenicës/ Zbardhen gjithë bisedat në Intagram e Facebook pak orë pasi kishte marrë 8 jetë njerëzish!
















TE FUNDIT

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!
4 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin....

Lexo më shumë

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
4 Qershor, 2025

Zyrtarisht në sezonin turistik veror, por dhe kjo kohë ka vështirësitë e saj lidhur me trafikun rrugor. Fadil Likaj, ekspert...

Lexo më shumë

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
4 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar para gazetarëve propozimin e delegacionit ukrainas në takimin me negociatorët rusë. Zelensky u...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com