InstaBIZ

E tradhëtoi me shoqen e ngushtë,Khloe Kardashian mbron hapur ish-partnerin


               Publikuar në : 17:13 - 18/07/19 |
el ida

Duket se pavarasisht të gjithave, Khloe Kardashian nuk lejon askënd të flasë keq për babain e vajzës së saj, Tristan Thompson. Në një koment në Instagram, një ndjekës ishte shprehur i bindur se Khloe e urren Tristanin, mirëpo 35-vjeçarja postoi një fotografi që tregon ngjashmërinë e së bijës me të atin, duke deklaruar publikisht se nuk ndjen aspak urrejtje për Tristanin.

“Si mund të urrej dikë që më ndihmoi në krijimin e këtij ëngjëlli? Njerëzit bëjnë gabime, por unë s’kam ndërmend të pengoj shërimin tim duke u mbushur me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur bebushen time për të urryer njerëz të tjerë. E ëmbla True gjithmonë është dukur si babai i saj. Ajo është kaq e bukur!”- është përgjigjur Khloe në komentin që po bën xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se muaj më parë tradhëtia e partnerit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson, me mikeshën e ngushtë të familjes, Jordyn Woods bëri xhiron e rrjetit. Dyshja shkëmbeu puthje gjatë një feste, ndërsa Jordyn më pas sqaroi e përlotur përpara kamerave se kishte qenë e pirë dhe asgjë tjetër s’kishte ndodhur kurrë mes tyre. Kjo ishte hera e dytë që Khloe mësonte nga mediat për tradhëtitë e Tristan, pas herës së parë që ndodhi pak para se ajo të sillte në jetë vogëlushen True.

Ylli i familjes Kardashian vendosi t’i japë fund lidhjes me partnerin dhe duket se po e merr shpejt veten nga dhimbja e madhe që i shkaktoi tradhëtia e Tristan me mikeshën e ngushtë./Opinion.al

Pas