Kronikë

E tërhoqi zvarrë, 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeçe në Gjermani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 20/08/22 |
el ida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Osnabrück të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer me makinë ish të dashurën e tij 19-vjeçare.

Sipas mediave gjermane, i riu e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçaren duke e futur më pas në makinë për ta sjellë në Shqipëri.

Ndërkohë, kanë qenë miqtë e të resë që kanë njoftuar policinë pasi kanë parë të gjithë ngjarjen.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore, të cilët vazhduan menjëherë kërkimet për gjetjen e 19-vjeçares.

Zyra e prokurorit publik në Osnabrück gjithashtu ndërhyri dhe mori një përgjim telefonik të 21-vjeçarit shqiptar për ta paraqitur në gjykatën e qarkut.

Gjithashtu, një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit, i cili nuk ka një vendbanim të përhershëm në Gjermani.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e kontaktuar nga autori i dyshuari dhe të viktimës”, tha policia e Osnabrück.

Të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçari telefonoi nga Holanda “dhe i tregoi një dëshmitari se do ktheheshin së shpejti në Osnabrück,” thotë policia e Osnabrück.

Në mbrëmje, policia gjeti makinën e kërkuar, ndërsa i riu shqiptar u arrestua. Në makinën e gjetur, ndodhej gjithashtu vajza 19-vjeçarje dhe sipas policisë, ajo ishte nuk kishte shenja dhune në trup.

 Ndërkohë, i riu shqiptar u mor në pyetje por ka heshtur.

21-vjeçari shqiptar akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.

Ndërsa, 21-vjeçarit shqiptar i është ndaluar nga policia të kontaktojë sërish me ish të dashurën./Opinion.al

 

Pas