Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E strehoi në shtëpi, por i mori burrin/ Nëna rrëfen sakrificat dhe këshillën që ka për djalin

2018/03/11 at 4:40 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
E strehoi në shtëpi, por i mori burrin/ Nëna rrëfen sakrificat dhe këshillën që ka për djalin

Rubrika “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare” vijoi me historinë e jetës së Verës, protagoniste edhe në pjesën e parë të rubrikës, dhe marrëdhënies së veçantë me djalin e saj. Vera ka kaluar një jetë plot pengesa dhe ngjarje që kanë shënjuar jetën e saj. Por përveç mbështetjes së bashkëshortit të saj Eqeremit ajo ka pasur të pandarë edhe djalin e saj të vogël Gertianin.


 

Vera tregon historinë e jetës së saj: Më fejuan prindërit që në moshë të vogël. U njoha me burrin në moshën 14 vjeçe dhe ai më mbushi mendjen më  rrëmbeu. Unë me origjinë jam nga fshati Ndroq i Tiranës, dhe u martova në fshatin Romanat të Durrësit. Jetuam 17 vjet bashkë. Nga kjo martesë erdhën 3 fëmijë të mrekullueshëm. Kishim vështirësi dhe vuajtje megjithatë ia dilnim për bukuri. Ish bashkëshorti im ishte hidraulik. Ai njihet me një familje që ishte zhvendosur nga Kukësi në Durrës, jetonin pranë nesh.

Në bisedë e sipër ata i flasin për vajzën e tyre e cila ishte martuar prej një viti dhe jetonte në një fshat të thellë në Kukës. Duke qenë se ne ishim shumë të dhimbsur nga natyra, burri im propozoi që ta merrte çiftin duke iu ofruar të qëndronte në një dhomat e shtëpisë që kishte familja e tij. Unë e pranova këtë gjë. Ata erdhën, ishin të dy të rinj. Sapo ishin martuar. Unë isha 30 vjeçe, burri im 40. Vajza që ne strehuam 20 vjeçe. Gjithçka shkonte shumë mirë në fillim, pastaj im shoq nisi të shkonte shumë shpesh tek ata. Burrin e asaj e largonte me punë diku ndërsa shkonte qëndronte gjithë ditën te shtëpia e asaj. Ai ishte një bashkëshort shumë i mirë më përpara, por ndryshoi. Të gjithë më thonin që ai nuk ishte besnik ndaj meje, por i kundërshtoja, pasi besoja tek ai.

Pastaj e pyeta, i thashë “është e vërtetë që ti më tradhton”? I thashë që nëse është e vërtetë mund të shkonte të jetonte me atë, sepse nuk doja të isha në një situatë të tillë. Ai më në fund e pranoi që më tradhtonte. I thashë përsëri që mund të largohej me atë, por i kërkova që të mbaja fëmijët. Ai u nda nga unë ndërkohë që edhe gruaja me të cilën më tradhtonte u nda nga i shoqi. Mirëpo nuk pranoi të më linte fëmijët. Kam vuajtur tej mase për t’i marrë të tre, po arrita të mbaj me vete, vetëm djalin e vogël, Gertianin. Nuk donte të më linte asnjë pjesë nga pasuria. Kam hequr vuajtje dhe tortura të tmerrshme nga ish burri im.

Vera ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i dhënë një mesazh djalit të saj Gertit me të cilin jeton. Ai ka fituar lotarinë amerikane dhe dëshiron të shkojë atje bashkë me familjen e tij dhe nënën.

Gerti ka ardhur në studio me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Në ekranin e murit që i ndan shfaqen Vera dhe Eqeremi.

Vera: Ju jeni engjëjt e mi. Ti je gjithçka për mamin tënd. S’je ndarë asnjë sekondë me mamin tënd. Mami të uron rrugë të mbarë dhe mos e kthej më kokën pas. Unë do jetoj me Eqeremin sepse gjithë ato mirësi që ka bërë Eqeremi për ne, unë nuk i harroj kurrë.

Gerti: I kam thënë mamasë që kur më doli llotaria, i kam thënë nëse ajo nuk dëshiron që unë të iki, unë atëherë nuk iki. Unë do shkoj por nuk do jem me mendje të qetë. Mamaja ime është kryesorja në jetën time.

Ashtu siç tha edhe drejtuesi i emisionit Gjebrea, si një film i bukur por i vërtetë mbyllet edhe pjesa e dytë e “Ka një mesazh për ty”./tvklan.al 



Ju sugjerojmë

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Para
Rita rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit dhe ndarjen nga jeta të ish bashkëshortit të saj

Rita rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit dhe ndarjen nga jeta të ish bashkëshortit të saj

Shpërthen Rovena Stefa: Elhaida Dani hipokrite, dhe më puthi dhe më vlerësoi me zero

Video e rrallë/ Kur shqiptarët merrnin nuse me kamiona

Video e rrallë/ Kur shqiptarët merrnin nuse me kamiona
















TE FUNDIT

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com