Një vajzë 22-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Infektiv pasi ishte e prekur nga COVID-19.
Bëhet me dije se 22-vjeçarja është Euxhena Jorgji dhe kishte sëmundje të tjera bëshkëshoqëruese. Bëhet fjalë për një sëmundje në kocka, ndërsa ishte e intubuar. E reja ishte nga Kolonja por jetonte dhe studionte në kryeqytet.
Kujtojmë që pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe një 17-vjeçar i infektuar me virusin Sars-Covid2.