Burime të “IndeksOnline” bënë me dije se, Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike, mbrëmjen e së shtunës, në Prishtinë. Ajo u gjet nga policia në gjendje të rënduar shëndetësore. Si pasojë e një mbidoze droge dhe përzierjesh së lëndëve narkotike.
Si pasojë e gjendjes së saj të rënduar psikologjike, mediat raportonin se ajo ishte shtruar në një spital psikiatrik.
Një ditë pasi lajmi u bë publik në media, ka ardhur edhe reagimi i parë i këngëtares përmes një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’. Duke përdorur një nga filtrat e ‘Snapchatit’, Baby G shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur, teksa po këndon në video.
Ndër të tjera, ajo hedh poshtë të gjitha lajmet duke i cilësuar si gjepura!