Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e shpjeguar me foto. Të gjitha detajet dhe profili i Murataj

2019/04/10 at 2:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Rreth orës 14:00 të së martës avioni i “Austrian Airlines” zbriti në Rinas. Në bordin e avionit ishte presidenti Ilir Meta si dhe një ish-zyrtar i lartë. Aeroporti ka qenë nën masa të forta sigurie, ndërsa Garda e Republikës priste kreun e shtetit pas përfundimit të vizitës zyrtare.


Po ashtu pak orë më vonë nga Rinasi do të nisej dhe zyrtari i DASH, i cili qëndroi për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Eskorta e presidentit Meta duke u larguar nga Rinasi
Eskorta e presidentit Meta duke u larguar nga Rinasi

 

Autorët kanë hyrë në pistën e Rinasit rreth orës 15:00 të se martës, pikërisht në kohën kur thuajse kishte përfunduar ngarkimi i thasëve me para të katër bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri.

Nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë marrë thaset me para në pjesën e kargos së avionit. Bëhet fjalë për disa miliona Euro ishin ngarkuar në një avion të linjës Tiranë – Vienë dhe transportuar nga një makinë e kompanisë “Nazeri 2000”.

 

Grabitësit kanë hyrë me një furgon me logon e “Hetimit Tatimor” me targa false nga ana e parkingut 24 orësh të pasagjerëve dhe kanë dalë nga kjo portë në krah të rrugës Rinas – Fushë Krujë, porta e zjarrfikësve, e njëjta nga ku 3 vjet më parë hyri edhe një Mercedes që u përdor për një grabitje të ngjashme.

Disa pasagjerë të avionit dëshmuan se grabitësit u vendosën armët në kokë punonjësve të policisë private. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa nga veprimet e autorëve duket se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar edhe përplasja me armë më policinë.

 

Pas rreth 800 metrash pasi kanë dalë nga pista, grabitësit janë përballur me blutë, të cilat ndodhen të stacionuar pranë aeroportit. Ata kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, në afërsi të urës së Tapizës. Ai është identifikuar zyrtarisht këtë të mërkurë si Admir Murataj, protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona.

Trupi i Admir Murataj, ndërsa gjatë grabitjes përdorte një maskë silikoni
Trupi i Admir Murataj, ndërsa gjatë grabitjes përdorte një maskë silikoni

 

Pasi dogjën furgonin, në vendin ku pati dhe luftë me policinë teksa u përdorën dhe granata, autorët e grabitjes lanë trupin e Admir Murataj dhe u larguan me një tjetër automjet, tip Benz.

Dyshime të forta se nga përplasja me armë dhe një tjetër grabitës ka mbetur i plagosur. Edhe këtij automjeti autorët i vunë flakën, ndërsa sërish ndërruan makinë. Automjeti i tretë u gjet sot plotësisht i djegur në një tunel në Tapizë.

Makina e dytë e djegur
Makina e dytë e djegur

 

Në mjetin e djegur është gjetur dhe një arsenal armësh automatike dhe granata. Sipas hetuesve, kjo tregon se autorët kanë qenë të përgatitur për më të keqen, një përplasje me armë me blutë. 40 persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje, ndërsa janë lëshuar dhe 4 urdhër-ndalime. Veç grabitjes së shumës së madhe të parave dhe vrasjes gjatë shkëmbimit të zjarrit, kjo ngjarje vë dhe njëherë në dyshim sigurinë e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Policia e Rinasit thotë se përgjegjëse për sigurinë në perimetrin e brendshëm është kompania ICTS.

Vëllai i Admir Muratajt: Shokët e lanë në rrugë

Cen Murataj mohon që vëllai i tij Admir Murataj të ketë qenë organizator i grabitjes së ndodhur të martën në Aeroportin e Rinasit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë morgun në Tiranë, ai kërkoi zbardhjen e ngjarjes nga policia. Ndonëse zyrtarisht policia tha se Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me autoritetet, vëllai i tij bën fajtorë 4 bashkëpunëtorët e tjerë në grabitje, të cilët mundën të arratiseshin.

Ai thotë se një organizator nuk ka sesi vritet dhe shprehet se shokët e lanë vëllain ei tij në rrugë. Murataj shkon më tej, duke thënë se do t’i gjejnë vetë shokët, nëse nuk i gjen policia.

Kush ishte Admir Murataj?

Admir Nikaj apo Admir Murataj me banim në Prezë është nga Tropoja dhe prej disa vitesh ishte në kërkim për disa nga grabitjet më të bujshme të parave në Shqipëri. Por, Murataj, i cili gjatë jetës së tij ka përdorur edhe identitete të rreme, kërkohej edhe nga drejtësia greke, si i arratisur nga burgu i Trikallës 6 vjet më parë, ku ishte dënuar për vjedhje bankash me armë.

Pas arratisjes, u kthye në Shqipëri ku nisi një seri grabitjesh që kishin si objektiv bankat dhe transportimin e parave të tyre. Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015, në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë dhe Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë.

Vjedhja e dytë ndodhi më 9 shkurt 2017, ku iu zu pritë një blindi që transportonte para’ në Rinas. Natyra e krimeve për të cilat ishte dënuar dhe mbi të gjitha metodat e vjedhjes që përdoreshin nga Murataj më pas në grabitje të cilave deri këtë të martë arriti t’u shpëtonte, e kishin bërë atë një individ me rrezikshmëri të lartë.

Pak kilometra më larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit ai u vra të martën, ndërsa në fytyrë mbante një maskë dhe në trup iu gjetën eksploziv dhe granata. Ekspertiza ligjore tani është duke verifikuar se kush e vrau grabitësin. Policia lajmëroi një ditë më parë se ai mbeti i vrarë gjatë përplasjes me ta disa qindra metra larg aeroportit./Opinion.al

Etiketa: admir muratajgrabitja


Ju sugjerojmë

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas
Aktualitet

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

15 Gusht, 2025 2:11 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Putin drejt Alaskës për takimin me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

15 Gusht, 2025 1:49 pm
Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
Bota

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

15 Gusht, 2025 1:34 pm
Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
Aktualitet

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

15 Gusht, 2025 1:17 pm
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Aktualitet

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

15 Gusht, 2025 1:06 pm
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Aktualitet

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

15 Gusht, 2025 12:49 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

15 Gusht, 2025 12:38 pm
Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë
Aktualitet

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

15 Gusht, 2025 12:26 pm
Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
Para
Basha: Policia arreston qytetarët e thjeshtë dhe i lë dorë të lirë krimit

Basha: Policia arreston qytetarët e thjeshtë dhe i lë dorë të lirë krimit

Macron dhe Merkel ftojnë Ramën në Berlin

Macron dhe Merkel ftojnë Ramën në Berlin

Lleshaj: Balili nuk u vetëdorëzua. Ishte presion i policisë

Lleshaj paralajmëron koncesionarin: Nga ora në orë shkatërrojmë...
















TE FUNDIT

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas
15 Gusht, 2025

Policia e Himarës ka gjetur të kultivuara në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike Cannabis...

Lexo më shumë

Putin drejt Alaskës për takimin me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
15 Gusht, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të premten për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan,...

Lexo më shumë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
15 Gusht, 2025

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të udhëheqësve SHBA-Rusi që...

Lexo më shumë

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
15 Gusht, 2025

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com