Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E shfrytëzonte për gjëra jo të ligjshme”, pronarja vendos kamerat në banesë, fqinji e denoncon për ndërtim pa leje

2023/02/08 at 9:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“E shfrytëzonte për gjëra jo të ligjshme”, pronarja vendos kamerat në banesë, fqinji e denoncon për ndërtim pa leje

Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Shkodër. Në vitin 2017 mori leje për rikonstruksion, duke ndërtuar mbi themelet e së vjetrës një objekt 2-katësh.


Më pas kërkoi edhe ndërtimin e një shtese po në këtë objekt. Miratimin për të dyja herët ia dha bashkia. Por fqinji, fillimisht një i besuar i familjes përherë e ka shqetësuar duke e paditur për ndërtim të paligjshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe më tej ajo e Apelit gjykuan se zonja po ndërtonte në mënyrë të ligjshme.

Por, një procedurë pezullimi punimesh në vitin 2019 nga ana e IMT-së Shkodër duket se krijoi një pengesë edhe më të madhe.

Gjykata Administrative u shpreh se vendimi i IMT-së për pezullim dhe gjobë ndaj firmës duhej shfuqizuar.

Denoncuesja: Në vitin 2011 kam blerë këtë shtëpi që ishte në rrezik shembje me dokumenta të rregullta. Pastaj i jam drejtuar Bashkisë Shkodër pas disa vitesh për të marrë një leje ndërtimi për ndërtim të ri. Bashkia nuk ka pranuar të ma japë ndërtim të ri dhe më ka dhënë një leje për rikonstruksion ndërtimi, mirëpo edhe pse më kanë dhënë vetë bashkia më kanë dhënë lejen, ato më kanë pezulluar herë pas here për arsye se fqinji im shkonte dhe padiste në bashki, gjoja se unë jam me ndërtim pa leje sepse ai nuk donte që unë të ndërtoja këtu për interesa të tij. Kemi shkuar shumë mirë në fillim, i kam lënë dhe çelësat e shtëpisë sa herë që shkoja jashtë, mirëpo fqinji e ka shfrytëzuar shtëpinë time për qëllime jo të ligjshme. Unë kam jetuar për më shumë se 20 vite jashtë shtetit dhe kur kam ardhur kam pasur indicie se shtëpia shfrytëzohet për gjëra jo të ligjshme, atëherë kam ngritur muret rrethuese më lart dhe kam vendosur kamerat. Kur kam vendosur kamerat, fqinji është acaruar shumë dhe nuk më ka folur më pavarësisht se unë nuk i kam rënë ndesh dhe as nuk i kam thënë se çfarë është bërë në shtëpinë time. Kam mbajtur të njëjtin qëndrim si më përpara, por nuk ia kam lënë më çelësat e shtëpisë. Pasi nisën punimet, kam kërkuar një leje tjetër për shtesë të objektit dhe bashkia ma ka dhënë lejen, mirëpo fqinji ka shkuar dhe është ankuar dhe ka thënë se kjo duhet të qëndrojnë 1 metër larg kufirit me atë. Ka gati 4 vjet që bashkia m’i ka pezulluar punimet në orën 12 e 20 të natës dhe që atëherë, bashkia nuk më lejon rifillimin e punimeve megjithëse ka një vendim gjykate që zhbllokon bllokimin e punimeve dhe një vendim penal që thotë se unë jam në rregull. Në të dyja rastet, është i njëjti problem.

IMT i kërkon qytetares të aplikojë sërish, edhe pse ka paguar rreth 8 milionë Lekë.

Drejtori i IMT-së, Bashkia Shkodër: Duhet të bëjë kërkesë për shtyrje të afatit të lejes! Kemi një projekt që nuk përputhet me objektin që është në terren. Nuk ka rëndësi është apo jo në pronë të saj.

Leonora Nino, denoncuese: Ky është interpretim. Interpretim i vendimit të gjykatësit. A e kupton?

Gazetari: Pezullimi që është bërë në 2019-ën është bërë nga ju. Pra, shkelja e afateve sepse kjo është logjika, apo jo? Se ju thoni që janë tejkaluar afatet, ka dalë jashtë afateve. Ama, nuk merret parasysh fakti, se ishit ju që i pezulluat, ju që i vendosët gjobë firmës dhe më pas çështja kaloi në gjykatë. Punët e gjykatës, ju i dini sa e sa zgjasin dhe u tejkaluan, normalisht.

Drejtori i IMT-së, Bashkia Shkodër: Ka një problem. Kemi një objekt të kundërligjshëm me projektin e miratuar. Sepse zonja vetë ka pranuar që të shkelë projektin.

Gazetari: Gjykata thotë se nuk ka shkelur asgjë. Ka bërë disa ndryshime të vogla, por që nuk e prishin…

Drejtori i IMT-së, Bashkia Shkodër: Jo, ka shtesë. Të aplikojë për ndryshime në projekt!

Gazetari: Nuk e pranoj këtë, që ajo të paguajë prapë, kur ajo ka paguar 2 herë.

Drejtori i IMT-së, Bashkia Shkodër: Më fal, çfarë të bëj unë? Të paguaj unë për të?

Gazetari: Ju duhet të hapni rrugën ligjore që ajo…

Drejtori i IMT-së, Bashkia Shkodër: Nuk ka rrugë ligjore sepse i ka skaduar leja.

Për shkak të pezullimit të punimeve në vitin 2019, në të gjithë objektin 2-katësh janë vënë re probleme serioze dhe lagështi.

Denoncuesja: Jam lodhur, jam stresuar, kam harxhuar shumë dhe fëmijët kanë dashur të vijnë dhe të jetojnë këtu dhe nuk kanë ku të jetojnë, ju e shihni vetë. Dhe kur vijnë të më shohin, detyrohen të shkojnë në hotel sepse këtu nuk kanë se ku të jetojnë. Këtu rrjedh uji vazhdimisht sepse nuk ka çati, nuk ka soletë. Ka tulla me vrima të cilat kanë vetëm një gisht llaç sipër dhe normalisht kjo e thith gjithë ujin dhe e nxjerr poshtë, siç e shihni dhe ju këtu, në të dy anët muri rrjedh ujë dhe në atë dhomë që unë kam improvizuar për të jetuar. Është shpenzuar dyfish për këtë banesë, përveç taksave që janë paguar. As nuk kanë ndërmend që të ma japin rifillimin e punimeve. Vendimi është mbajtur i fshehtë, nuk më kanë treguar se kur ka marrë fund procesi gjyqësor dhe kanë vazhduar të vijnë kontroll dhe 3 herë brenda 1 dite dhe janë përgjegjës për të gjitha këto që kanë ndodhur, IMT-ja dhe fqinji./ TV Klan



Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Meta për protestën: 12 nëntori, ditë e rëndësishme për demokracinë

Meta fton qytetarët në protestën e 11 shkurtit: Ndryshimi i madh po afron
















TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com