Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rrallë! “STOP” kurorëzon çiftin e martuar prej 23 vjetësh

2017/04/07 at 9:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E rrallë! “STOP” kurorëzon çiftin e martuar prej 23 vjetësh

Tonin Malgjoni nga Iballa e Pukës tregon në emisionin “STOP”, historinë e tij të pazakontë.


Ai është martuar në vitin 1994 dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij, Dita, së shpejti del në pension, por në gjendjen civile nuk ekziston akti i martesës.

Tonini thotë se ka takuar zëvendësprefektin dhe ka hapur dhe gjyq për këtë çështje, por përgjigja që ka marrë është se nuk ka prova për martesën e tyre.

 “Unë quhem Tonin Malgjoni. Jam martuar më datë 15 Mars 1994 dhe kam 6 fëmijë. Jam paraqitur pranë Gjendjes Civile, ish-komuna Iballa, për të marrë një çertifikatë akt martese. Punonjësi i Gjendjes Civile më tha se nuk mund të quhet martesa sepse ish-punonjësit që  kanë qenë nuk kanë vendosur datën. Unë çertifikatën e marr sepse jam i martuar. Ja ku është, këtu thotë Tonin Malgjoni kryefamiljar, Dita Malgjoni bashkëshortja. U drejtova tek zëvensësprefekti dhe i them se kam këtë hall. Ai vetëm më tundi krahët dhe tha s’kam ça të bëj fare. Hapa gjyq në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, u zhvilluan 3 seanca dhe më thanë se nuk kam prova”.

Çfarë të penalizon mospasja e këtij akti?

“Më penalizon që bashkëshortja mund të dalë në pension, unë mund të dal dhe më kërkohet që të jetë ky dokument. Është një gjë njerëzore kjo që kërkoj unë. Pse të dal unë i pamartuar kur jam i martuar?”

Bashkëshortja e tij, Dita tregon se janë njohur kur ajo ka qenë 21 – vjeçe, ndërsa Tonini 30 – vjeç dhe janë lidhur me dashuri.

Tonin Malgjoni i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ku ka paditur Gjendjen Civile të Iballës për aktin e martësës që mungon. Por, gjykata e ka hedhur poshtë pretendimin e tij duke thënë se kërkesa nuk është bazuar në prova dhe ligj.

Gazetarët e emisionit “STOP” shkuan tek Nënprefekti i Pukës, aty ku çdo akt martese, lindjeje apo vdekjeje arkivohet për të folur me Valentina Seferin, në lidhje me aktin e martesës së familjes Malgjoni.

“Çdo vit aktet mbyllen në 31 Dhjetor dhe deri më datë 10 Janar të vitit pasardhës dorëzohen në Arkivë. Unë kam filluar punë në vitin 2004 në Gjendjen Civile të Rrethit Pukë dhe aktin numër 94 të komunës Iballa të Pukës nuk e kam marrë në dorëzim, për këtë arsye mungon në arkivin e Pukës. Kur është paraqitur shtetasja për të marrë një çertifikatë martese, unë e kam pajisur me çërtifikatë negative, që mungon akti në arkivin e Pukës. Në momentin që shtetasit bëjnë celebrimin, në regjistrin themeltar shënohen emrat e tyre me aktin, numrin dhe datën përkatëse dhe nga gjendja civile, beqar bëhet i martuar.”

Punonjësi i Gjendjes Civile Iballë shprehet se familjes Malgjoni nuk i gjendet akti i martesës sepse në vitin 1994, që ata janë martuar, nuk gjendet numri i aktit dhe data e martesës. Kjo ka ndodhur për shkak të një punonjësi të mëparshëm, i cili nuk i ka dokumentuar të dhënat e Toninit dhe Ditës, person të cilin punonjësi mohon të ketë njohje.

Si mund të dalë një çertifikatë familjare kur nuk ka një akt martese, kur kjo çertifikatë vjen si rrjedhojë e aktit të martesës?

“Nuk e di si duhej shënuar, ndoshta për fajin e punonjësit të mëparshëm. Në vitet 1992-93-94 kemi dhe persona të tjerë të kësaj natyre”.

Sa është numri i këtyre rasteve?

” Nuk e di, rreth 50. Kjo ka ndodhur për shkak të djegies së Gjendjes Civile. Nga vitet 1974-1992 nuk kemi asnjë lloj dokumentacioni dhe për vitet 1992-1993 janë bërë regjistrime të reja dhe ka pasur shumë…”

Gazetarët i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ku lidhen nëpërmjet një telefonate me gjyqtarin e çështjes, Izet Kadanën.

“Nuk më kujtohet si rast. Ne kemi raste nga më të ndryshmet, por po më vjen keq që silleni kështu, merrni atributet e një gjykate tjetër. Ka Gjykatën e Apelit, është Gjykata e Lartë etj, për të vazhduar procedurën. Qytetari nëse ka ndonjë problem që merreni ju mund të ma thotë troç. Për çdo gjë tjetër unë jam munduar të zbatoj ligjin”.

Qytetari nuk ka asgjë, unë dua t’ju pyes si e keni dhënë këtë vendim dhe të më shpjegoni “të papabazuar në ligj dhe nuk ka prova”.

“Tani më vlerëson vendimet e mia? Më vlerëson ti?”

Unë po ju pyes, nuk po jap vlerësime.

“Nuk e di rastin konkret, sot nuk jam në punë, por do ta shoh. Gjithsesi do të shoh një herë tjetër si është problemi i atij personi. Nuk e di. Besoj se nuk jam munduar ndonjë herë që mos t’ia zgjidh një hallexhiu apo një njeriu që ka të drejtë. Varet se çfarë kleçkash ligjore ka”.

Për sa i përket mungesës së provave ata kanë 6 fëmijë dhe i pa mbështetur në ligj është sepse ka një çertifikatë familjare që rrjedh si pasojë e aktit të martesës…

Në fund ishte stafi i emisionit “STOP” që e “kurorëzoi në martesë” Dita dhe Tonin Malgjonin./ tvklan.al

 

Etiketa: 23 vjetëshe rrallekurorëzon çiftin


Ju sugjerojmë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Para
Kapen 1.5 ton drogë afër Korfuzit, bien në pranga 3 skafistë

Kapen 1.5 ton drogë afër Korfuzit, bien në pranga 3 skafistë

Video/ Humb dy krahët në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit

Video/ Humb dy krahët në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit

Foto/ Ingrit Gjoni pa të brendshme …

Foto/ Ingrit Gjoni pa të brendshme ...
















TE FUNDIT

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com