Skuadra meksikane, Pachuca ia ka vazhduar kontratën portierit 43 vjeçar, Oscar Perez
Portieri meksikan, Oscar Perez nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli edhe pse është në moshën 43 vjeçare.
Ish reprezentuesi i Meksikës e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Pachucas deri në vititn 2017, përcjell gazeta Express.
Ai është pjesë e kësaj skuadre nga sezoni 2013, kur ishte transferuar nga ekipi San Luis.