Një video e rrallë qarkullon në mediat online ditët e fundit. Bëhet fjalë për historinë e një foshnje të sapolindur dhe të hedhur në pyll në një fshat të Kolumbisë.
Mediat shkruajnë se ai kishte madje të paprerë kordonin ombelikal.
Jeta e tij ishte në rrezik. Ishte i paushqyer dhe për më tepër po vuante nga hipotermia,por një police e zonës e quajtur Luisa Fernanda Urrea, ka bërë një gjë të veçantë duke i shpëtuar jetën. Ajo e ka vendosur në gji duke i dhënë jetë.
“Jam një nënë e re prej pak kohësh. Kam qumësht dhe e kuptova menjëherë se për çfarë kishte nevojë ajo krijesë e gjorë. Mendoj se çdo grua do ta ushqente atë fëmijë ashtu siç bëra unë nëse do të gjendej në ato kushte”.