Sport

E rrallë, Newcastle “përsërit” historinë


               Publikuar në : 22:32 - 22/04/19 |
Opi Nion

Newcastle United ka përsëritur historinë me statistikat e arritura në Premier League.

Pas 35 javësh të zhvilluar, Newcastle ka 41 pikë, aq sa një vit më parë.

Por, ajo që bie në sy është fakti që skuadra e Rafa Benitez ka 11 fitore, 8 barazime dhe 16 humbje, ashtu siç një sezon më parë.

Gjithashtu, statistika identike të Newcastle ka edhe në golat e shënuar dhe ato të pësuar, pra 35 dhe 44, identik sikur një vit më parë.

Kjo është një rastësi që rrallë mund të përsëritet në futboll./ Opinion.al E.Xh.

Pas