Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike në Shkup, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare
Sipas informacioneve, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa fekondimi është kryer në mënyrë artificiale.
61-vjeçarja konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut.