Episodi që tërhoqi më shumë vëmendjen në sfidën Bayern Munchen-Union Berlin ishte përplasja mes trajnerit të miqve, Nenad Bjelica, dhe futbollistit të vendasve, Leroy Sane.
Në minutën e 74-t, pas tensioneve të vazhdueshme gjatë ndeshjes, nervat e tradhtuan teknikun kroat, i cili u konfliktua dhe u përplas fizikisht me Sanen.
Nenad Bjelica goditi futbollistin gjerman dhe menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq.