Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjiln, ku mësohet se kemi të bëjmë me një krim në familje. Një person ka qelluar me armë mbi djalin e vëllait të tij si pasojë e një konflikti. “I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve.