Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Sikurse njofton policia, një 26-vjeçar është mbytur duke u larë në det. I riu është identifikuar si shtetasi Z.T., banues në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.