Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se shtetasi E.P, i cili po pransportonte shufra hekuri, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. I riu, i cili punonte për një firmë private, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.04.2018, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E.P, vjeç 28, banues në Kamëz, duke transportuar disa hekura të cilat kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.