Nazif Nura ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit, pasi pësoi djegie të rënda.
Burri me origjinë nga fshati Shoshaj, njësia administrative Lis, po digjte kashtën e grurit, por fatkeqësisht është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar djegie të shkallës së lartë.
Ai është shtruar në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda dhe për shkak të emetimeve të organeve jetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.