Kronikë

E rëndë në Berat, fëmija 5 vjeç humb jetën pasi e zuri korenti në park


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 22/05/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 5-vjeçar.

Viktima është Aleksandër Brahimasi, nga komuniteti rom. Mësohet se ai ka qenë në park me mamanë e tij duke lypur por në një moment është shkëputur nga ajo dhe ka rënë në kontakt me kabllot e pa izoluara të një spoti elektrik.

Pasi e zuri korenti ai është dërguar në spital por tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit.

Bashkia nga ana e saj deklaron se ka nisur një inspektim për linjat e ndriçimit publik në qytet dhe se do të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Bashkia Berat është njoftuar për humbjen tragjike të jetës së vogëlushit Aleksandër Brahimasi. Ka nisur një inspektim të hollësishëm të  sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë.

Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre” mbyllet deklarata. /Opinion.al

Pas