Një grua 37 vjeçe në Tiranë ka humbur foshnjën pak ditë përpara se ta sillte në jetë. Policia tha se mbrëmjen e djeshme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gruaja me iniciale M. S. Ka shkuar për një vizitë dhe eko rutinë.
Aty mjekët kanë konstatuar humbjen e fëmijës në muajin e 9-të shtatzanisë. Nuk dihen rrethanat se nga se mund të jetë shkaktuar ndaj janë hapur hetime për këtë rast.
Policia tha se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Sakaq pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor të fetusit, për të përcaktuar shkakun e vdekjes”. /Opinion.al